| |
Bisedim me Sabri Godon
marre nga Shekulli.com Shkrimtarit i qėllon tė pendohet edhe kur ka
shkruar njė vepėr tė mrekullueshme, lexuesit jo. Kur njė roman
tė mrekullueshėm historik nuk e beson as vetė shkrimtari,
lexuesi jo se jo. Pėr ta fituar kėtė dyluftim me veten dhe
lexuesin, njeriu i quajtur nė politikė plaku i urtė Godo, kėtė
herė shkrimtari Godo mendon se e ka shkelur nė shumė gjėra, se e
ka kapur veten nė gabime, se edhe mund tė turpėrohej me veten
pėrballė Ali Pashė Tepelenės, romanit tė shkruar 35 vjet mė parė.
Ai thotė se
nė romanet e kėtij lloji ėshtė zor tė pėrcaktohet saktė se deri
ku bazohesh tėrėsisht nė tė vėrtetėn historike dhe cilat janė
pastaj gjėrat qė plotėsohen me imagjinatėn e autorit. E krahason
me rrugėn me gurė qė diku ka edhe ndonjė ndėrprerje. Kėtė
ndėrprerje duhet autori ta plotėsojė me imagjinatėn duke u
bazuar tek koherenca e ngjarjeve dhe personazhit, duke i bėrė
pyetjen vetes nė njė rast tillė si do tė bėnte ku njeri pėr tė
cilin ti po shkruan, jetėn ardhjen nė pushtet dhe vdekjen e
pėrbindshme. Kohėt e reja i krijuan mundėsi Sabri Godos tė
shfrytėzojė burime historike qė mė parė hera-herės i kishte
mbushur me fantazi.
Autorė tė huaj bien
nė kontradikta tė forta pėr figurėn e Vezirit tė Janinės, por
kjo pėr Godon ėshtė ēėshtje e tyre. Pėr ne shqiptarėt, ēka qenė
dhe ēėshtė Ali Pasha, ka reshtur sė qėni njė ēėshtje imediate,
ose ndoshta jo mė urgjente se sa ēėshjta e pardon-it se si ėshtė
trajtuar historia deri mė tani, duke ngritur e zbritur heronj
nga froni, ky bėn e ky sbėn. Ka bėrė ndoshta gjestin mė unikal
nė historinė e letrave i urti Godo, duke korrigjuar veprėn qė
lindi siē thotė ai symbyllur dhe qė u shkrua sipas frymės sė
materializmit dialektik, pa shkuar tek burimet historike, nė njė
kohė kur historianėt shkruanin atė nė tė cilėn nuk besonin as
vetė.
Rishkrimi i Ali Pashė Tepelenės, do tė thotė pėr ju mė pak
fantazi dhe mė shumė burime historike?
Meqė kėtė libėr e kam ripunuar tri herė gjatė tridhjetė viteve
nė epoka tė ndryshme, kam patur kohė tė mjaftė ti trajtoj mė me
kujdes ato qė janė boshllėqe, ose ato periudha qė nuk janė tė
vėrtetuara me dokumente historike.
Sidomos nė fillimet e tij dhe ajo qė mund tė quhet e kaluara e
Ali Pashės lidhur me familjen, me lėvizjet e para qė bėri derisa
arriti tė sundonte, tė bėhej Pasha nė Janinė. Aty fillojnė tė
qartėsohen mė mirė dokumentet. Kėtė periudhė e plotėsoj ashtu
siē i pėrfytyroja gjėrat unė. Gjithmonė duke u bazuar nė
dokumente qė janė aty-kėtu tė besueshme. Nė pėrgjithėsi, kur
merr pėsipėr tė shkruash pėr jetėn e njė personazhi historik
duhet tė marrėsh parasysh dokumente qė flasin keq pėr tė dhe ato
qė e pėrkrahin, e favorizojnė. Duhet ti vėsh pėrballė medoemos.
Nė mėnyrė qė tė neutralizosh atė ndikim qė mund tė kenė tek ty
autorė tė ndryshėm tė cilėt kanė folur pėr kėtė personazh nė
mėnyra subjektive, domethėnė tė krijosh njė mendim tė paanshėm,
tė jesh sa mė afėr tė vėrtetės. Kjo ėshtė ajo pėrpjekja qė kam
bėrė unė lidhur me njė personazh tė ndėrlikuar, siē ishte Ali
Pasha.
Zoti Godo, versioni juaj i parė, i vitit 1970 pėr Ali Pashėn,
ėshtė vlerėsuar si njė nga romanet mė tė mrekulleshėm. Tani qė
pohoni se e vėrteta historike ishte mė pak e pranishme, ēfarė
ėshtė zbehur ose ēfarė ka fituar figura e Vezirit?
Unė isha fillestar pėr botimin e njė romani tė tillė me karakter
historik, derisa do tė merresha mė parė me Skėnderbeun. Dhe
doemos them qė kishte naivitete, dhe kjo ndodh gjithnjė me njė
autor. Habitet me veten e tij, me gjėra qė ka shkruar mė parė,
si i ka kaluar aq lehtė. Veē kėsaj, ishte njė situatė disi e
pėrfytyruar. Nga ana praktike unė nuk pata mundėsi tė shikoja
vendet, muzetė, a ka letėrsi tjetėr si burim, pėr ta bėrė sa mė
tė gjallė e mė tė besueshme kėtė figurė. Mė pas fillova ta ndiej
qė kishte njė lloj zbrazėtie. Dhe e ripunova sėrish nė tė njėtat
kushte, nė vitin 92. Kur mu dha mundėsia tė shkoja nė Janinė,
tė shikoja tėrė Epirin, Sulin, vendet ku kishte operuar ky njeri,
gjeta njė pamje tjetėr nga ajo ēka kisha pėrfytyruar unė nga
leximet apo kėqyrja e hartave.
Si u ndiet?
Zura veten nė gabim nė shumė gjėra, mund edhe tė turpėrohesha me
veten time, por gjithnjė duke e ndihmuar veten me shpjegimin qė
aq mundja tė bėja nė atė kohė. Sikundėr e thashė njė njeri qė
merret me studimin e njė personazhi historik, duhet tė bazohet
nė tė vėrtetėn e veprimtarisė sė tij dhe pėr ta arritur kėtė
duhet tė marrėsh kontakt direkt me gjėrat. Pėr shembull ishulli
ku Ali Pasha kaloi ditėt e tij tė fundit, nė versionin e parė e
kisha vėnė gjeografikisht gabim ishullin e Shėn Panteolejmonit,
nė mes tė liqenit, ndėrkohė qė ėshtė nė skajin e tij. Njė njeri
qė e njeh e Janinėn do tė thoshte ky autor nuk di gjė. Dhe raste
tė tilla i bėjnė veprės menjėherė 50% zbritje tė seriozitetit
dhe kredibilitetit tėnd. Sepse nė romane tė tilla duhet tė
synosh kryesisht ti japėsh njė informacion sa mė tė gjerė
lexuesit.
Ju keni shprehur edhe shqetėsimin tuaj qė studiuesit
shqiptarė kanė bėrė pak apo aspak pėr figurėn e Ali Pashės. A
mund tė justifikohen edhe ata njėlloj me ējustifikoni rastin
tuaj?
Historiografia jonė ka qenė e inkuadruar, nuk mund tė dilte
pėrtej kufijve qė caktonte le tė themi realizmi socialist ose
filozofia e marksizėm-leninizmit. Nuk ėshtė pėr tiu vėnė edhe
aq faj pėr shkak se nėn ndikimin e kohės kanė qenė tė detyruar
tė shkruajnė dhe gjėra tek tė cilat nuk besonin ata vetė. Tani
unė ndihesha krejt i lirė tė shkruaja atė nė tė cilėn besoja, pa
u ndrojtur nga ndonjė lloj censure. Ky ėshtė njė kusht me
rėndėsi jetike pėr autorin.
Pėr ēfarė censure e keni fjalėn?
Pėr atė qė ishte mė parė censurė shtetėrore, politike qė tė
detyronte tė bėje ato interpretime qė ishin brenda materializmit
dialektik. Ajo nuk tė ēon pėrherė tek burimi, nuk tė fut nė
shtratin e duhur.
Pasi keni shkruar pėr Ali Pashėn, keni shkruar romanin
Skėnderbeu. Burime tė tjera me rėndėsi historike kanė dalė nė
dritė pėr heroin. Mendoni se edhe romani Skėnderbeu rrethohet
nga dyshimet si Ali Pashė Tepelena?
Duke u kthyer tek Ali Pasha qėllimi im ka qenė tė jap njė
kontribut timin nė mėnyrė qė kjo figurė tė zėrė vendin e duhur
nė historiografinė tonė dhe tė qartėsohet nė mendjen e
shqiptarėve ēėshtė ky Ali Pasha, sepse letėrsia qė ka qenė nė
qarkullim, ajo e huaja ka qenė kontradiktore, ndėrsa ne vetė nuk
jemi marrė me Ali Pashėn. Unė vetė bėj pjesė ndėr ata autorė tė
parė qė tentuan tė ecnin nė kėtė rrugė. Ky ėshtė thelbi i
ēėshtjes: ti pėrgjigjem lexuesit tė thjeshtė se ēfarė ėshtė ky
Ali Pasha, ēvend zė ai nė historinė tonė.
Duke ardhur tek Skėnderbeu, me tė puna qėndron ndryshe. Pėr tė
kishte njė literaturė tė pasur, edhe para se tė shkruaja unė njė
roman pėr Skėnderbeun. E kam thėnė dhe e pėrsėris se jam bazuar
tek studimi qė ka bėrė pėr tė Fan Noli. Ai them unė, ėshtė
pionieri qė i ka hapur rrugėn shkrimtarėve shqiptarė, pas epokės
sė Fan Nolit. Ai ka bėrė sipas meje, sintezėn mė tė bukur, mė tė
saktė dhe pėr mua ajo qėndron.
Ka pjesė qė mund tė shtohen, pėr shembull se ēndodhi nė Vatikan,
ai ishte ajo qė kam pėrshkruar unė atje, kur as Vatikanin nuk e
kisha parė. Jam njė njeri qė nuk kam ndonjė lloj kompetence nė
doktrinat fetare dhe ēlloj politike pėrcaktohej pėr personazhe
si Skėnderbeu nė Vatikan. Kėshtu qė ndonjė dokument plotėsues i
bėn mirė romanit, forcon themelet e kėsaj historie.
Pra, do tė vini dorė mbi Skėnderbeun?
Unė jam duke rishikuar Skėnderbeun, pasi e njėjta shtėpi botuse
kishte vendosur ta bėnte kėtė ribotim, qė do tė ishte dhe botimi
i katėrt i kėsaj vepre. Po mė ndodh e njėjta gjė qė mė ndodhi me
Ali Pashėn, po rishikoj ēdo gjė qė kam shkruar. Tek Skėnderbeu
jo dhe aq sa pėr tė gjurmuar faktet historike, se sa pėr tė parė
mėnyrėn e tė interpretuarit nga ana ime. Them se nė pėrgjithėsi
autori e pėrmirėson veprėn e tij nga rishikimi. Megjithėqė
Rexhep Qosja thotė se nganjėherė mundet edhe ta dėmtosh librin.
Nuk mund tė jesh aq i sigurtė nėse e pėrmirėson apo jo. Kėshtu
thotė Rexhepi mendjendritur.
Kėshtu do tė konsultohem me ndonjė redaktor apo mik qė tė
shpėtoj nga ky ankth, nėse e kam pėrmirėsuar apo i kam bėrė mė
tepėr dėm. Nganjėherė mbeten mė tė bukura ato qė shkruhen me njė
lloj naiviteti, me njė sinqeritet djaloshar.
Mė shumė letėrsi, se histori, doni tė thoni?
Tek Skėnderbeu, mė shumė vend zė mėnyra e tė shkruarit. Pas 30
vjetėsh besoj kam njė stil mė tė pjekur, mbase mė pak entuziast.
Megjithėse Ali Pashėn e kishit rishkruar, njė vepėr pėr tė ėshtė
botuar kohėt e fundit Bonaparti Mysliman nga Katherine
Flemming
Librin e Katherine Flemming e lexova me njė frymė, iu ktheva, e
lexova pėrsėri.
Sepse pashė qysh nė faqet e para njė studim serioz nga njė
historiane moderne. Ajo mbron deri nė fund idenė e orientimit tė
Ali Pashės drejt Evropės. Ndofta e kam tė vėshtirė tė ngul kėmbė
pėr kėtė siē bėn Flemming, sepse ndonjė lexues mund tė vinte
buzėn nė gaz e tė thoshte se ne paskemi qėnė pėr Komunitetin
Evropian qė nė kohėn e Skėnderbeut, por libri i saj ėshtė njė
kontribut pėr rivendosjen e figurės sė Ali Pashės aty ku duhet
tė jetė. Nė kėtė libėr ka edhe gjėra tė reja qė janė shkruar pėr
Ali Pashėn.
Ēfarė vlere ka letėrsia egzotike qė lind nga pėrplasja
joshėse mes bindjeve tė kundėrta pėr Ali Pashėn?
Aliu ėshtė unik edhe nga kjo pikėpamje, nga kontradiksionet e
forta qė kanė burimet historike dhe ato qė mund tė quhen burime
letrare lidhur me figurėn e tij. Ka qė e fusin nė fund tė dheut
dhe e ndėshkojnė pa asnjė lloj rezerve, ka albanologė dhe
historianė qė mendojnė se rajoni qė ai qeverisi, veēanėrisht
Shqipėria, nuk do tė mund tė kishte kaluar nga mesjeta nė kohėt
e reja, duhej vullneti dhe forca e Aliut pėr ta bėrė kėtė.
Por kjo ėshtė puna e tė huajve. Pyetja ėshtė cili ėshtė qėndrimi
ynė ndaj kėsaj figure.
Mė thonė se aktualisht ėshtė nė vėnė nė skenė nė Kosovė njė
dramė qė nuk lė asnjė tė zezė pėr kėtė figurė. Ashtu mund tė
ketė autori pėrfytyrimin e tij. Mua nuk mė vjen keq pėrse vihen
nė qarkullim edhe letėrsi tė tilla. Gjithsesi njė ndjenjė tė
kombėsisė duhet ta kemi. Ēdo vend pėrpiqet tė krijojė figura
historike si pikė referimi pėr tė dėshmuar se ka njė tė kaluar
tė madhe, pėr tė justifikuar tė sotmen dhe si njė prirje pėr tė
ardhmen. Nėse e ekzagjeron nė kėtė drejtim, nuk i bėn ndonjė
nder as lexuesve, as figurės. Autori duhet tė pėrpiqet tė jetė i
pavarur. Jo tė nisesh nga njė pikė vėshtrimi, si tė jesh sa mė
denigrues. Eshtė humbje e ekuilibrit dhe mund tė vėsh nė
qarkullim njė lloj letėrsie tė tipit ekzotik, pėr efekte
komerciale. Mė duken foshnjore dhe tė dėmshme. Duhet tė mbash
mendjen nė vend. Tė jesh i kujdeshėm.
Pranoni atė qė skeni bėrė nė romanin tuaj pėr Ali Pashėn dhe
atė qė keni bėrė. Mė duket njė akt demokratik nė fushėn e
letrave.
Eshtė ēėshtje e ndėrgjegjes sė autorit. Dikush mund tė thotė se
qėllimi ėshtė qė libri tė shitet. Nuk jam i interesuar fare nga
kjo anė. Kėtė e quaj librin mė tė vėrtetė pėr Ali Pashėn. Eshtė
e vėrtetė dhe e sinqertė ajo qė tani mund ta vė shpirtin nė paqe
se mė nė fund ēkisha pėr tė thėnė pėr Ali Pashėn, mirė a keq e
kam thėnė. Do tiu mbetet lexuesve tė gjykojnė se sa i besueshėm
jam treguar. Eshtė njė ēėshtje qė nuk varet prej meje.
Koka nė sininė e argjendtė
Serasqeri e priti kokėn e Ali Pashės me nderimet ushtarake qė i
takonin njė Vezir-dovleti tė gjallė. U pėrkul pėrpara sinisė sė
argjendtė, e mori kokėn nė duar, e puthi nė ballė dhe e vuri nė
kutinė e artė, duke qarė mbi tė nė heshtje.Ajo kokė ishte fryt i
luftės e mundimi tė gjatė, po telashet me tė nuk mbaronin me kaq.
Koka nė kuti, e larė dhe e vėnė nė dėborė, me mjekrėn e bardhė
tė krehur qė i mbulonte grykėn e prerė, me sytė e mbyllur si nė
gjumė, ruante njė buzėqeshje tė lehtė tė ēastit tė fundit,
fitoren mbi hidhėrimin e madh. Serasqeri mendoi se sikur tė
lėviznin ato buzė tė trasha, mund tė thoshin fjalė qė si kishte
dėgjuar kush. Ai kishte njohur shqiptarė tė tjerė tė mėdhenj
Mehmet Aliu qė ishte bėrė nėnmbret nė Egjipt, Mustafa
Bajraktarin, qė arriti e u bė sadrazem, kishte njohur edhe
vezirėt e pashallarėt mė tė shquar tė Perandorisė, po koka qė
kishte pėrpara peshonte mė rėndė se ēdo kokė tjetėr. Serasqeri
ndiente njė keqardhje tė thellė, qė nuk arriti tė fliste me tė,
por kjo tani skishte tė ndrequr. Duke menduar pėr jetėn e vet
dhe pėr ato qė ndodhnin nė Turqi, Serasqeri mėrmėriti njė lutje
qė Allahu ti jepte njė vdekje po aq tė nderuar sa ajo e Ali
Pashės.
|