Faqe KryesorePashallekuJetaAntologjiBajroniMediaEsktra

Antologjia
 

 



 

Keshtjella e Vasiliqise

PORTO PALERMO - Teksa shėtit nėpėr gjiret e mrekullueshme tė bregdetit Jonian, nė mes tė detit tė shfaqet njė nga perlat mė tė vyera tė historisė shqiptare. Ėshtė kėshtjella e Porto Palermos, njė nga sarajet e shumta tė strategut Ali Pashė Tepelena, tė cilat ai jo pa qėllim i ndėrtonte nė pika strategjike. Por kjo kėshtjellė nė mes tė detit ka dhe njė legjendė. Ajo ėshtė ndėrtuar nga Ali Pasha edhe si njė dhuratė pėr njė nga gratė e tij, Vasiliqinė, tė cilėn, sipas kronikanėve tė kohės, Pashai i Janinės e kishte shumė pėr zemėr. Bukuria dhe madhėshtia e kėsaj kėshtjelle ka zėnė vend nė shumė libra kushtuar Ali Pashės. Pėr tė, ashtu si dhe shumė tė tjerė, ka shkruar dhe Aleksandėr Dyma, autori i Konti Monte Kristos.

 

Sherbimi Sekret i Pashallekut

Drejtuesi i pashallėkut tė Janinės forcoi sė tepėrmi pozitat e tij duke, zgjeruar hapėsirat e kjo ndėrhyrje u bė nė kushte lufte mes Ali Pashait dhe armiqėve qė vinin nga jashtė e brenda pashallėkut. Nė kėto kushte fuqitė mė tė mėdha tė kohės, Rusia, Franca e Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre nė Janinė nga ku informoheshin pėr ēdo plan tė Pashait. E nuk mungonin vetėm informatat por agjentura e tyre mundi tė organizonte edhe kryengritje tė mėdha me anė tė feudalėve, tė cilat kishin si qėllim tė mos lejonin bashkimin e pashallėkut tė Janinės me atė tė Shkodrės, pėr ta kthyer vendin nė njė fushė nga ku Perandoria Osmane sulmohej mė lehtė

Oxhaku i Hysove

Familja e nė njė raport pėr Hapsburgėt cilėsohet si "familja mė bujare e gjithė Epirit". Ajo i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, pra shtresės sė atyre familjeve feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh.

 

Kostumi i Bajronit

Vizita nė Shqipėri i la mbresa tė thella Bajronit. Te shqiptarėt ai pa njė shpirt tė veēantė, i cili ndezi imagjinatėn e tij poetike pėr tema ekzotike. Nė shėnimet e mbajtura, kur ishte nė Shqipėri, pėr poemėn Shtegtimi i Ēajld Haroldit, ai shkruante pėr shqiptarėt: Mė tėrheqin shumė me atė ngjashmėrinė e tyre me Hajlanderėt e Skocisė, nė veshje, nė pamje dhe nė mėnyrėn e jetesės.

 

Feja ne Pashallek

Ne Rajon gjendeshin kater fe. Shqiptaret, shumica bektashinj, por kishte edhe ortodoks, Greket ishin ortodoks, Turqit myslyman sunit, egzistonte edhe nje numer i vogel cifutesh, te emigruar per ti shpetuar persekitimeve te Frenados dhe Izabeles . Ne territoret shqiptare te pashallekut shumica e popullsise ishte kthyer ne myslymane, me shume se per bindje e kishin bere per te bere karriere si mercenar ne ushtrine e Sulltanit.

 

Veprat Publike

Sapo morri titullin "pasha i Janinės" nisi njė projekt ambicioz veprash publike, duke ndėrtuar rrugė, lokale, duke permirėsuar rrugt e komunikacionit dhe inkurajuar tregėtinė.Broughton shkruan: Ka ndertuar ura mbi lumenj, diga nė kėneta, ka hapur shumė rrugė, zbukurar fshatrat dhe qytetet me ndėrtesa tė reja. Me sa duket Aliu synonte tė prezantohej si njė guvernant shpirtgjerė dhe mbrojtės i popullit tė vet, duke permirėsuar nivelin e jetesės.

 

A. P Kola per Ali Pashe Tepelene

Tani t'i hedhim njė vėshtrim te shpejtė personalitetit tė keqkuptuar, tė shumėpėrfolur dhe deri me tani tė dyshuar tė Ali Pashė Tepelenės apo Tepelenli, siē duan disa te tjerė. Pėr Aliun janė shkruar aq shumė libra dhe studime sa pėr asnjė burrė tjeter tė Ballkanit dhe Evropės, nėse pėrjashtojmė kėtu Napoleon Bonapartin. Dhe qė te gjitha kundėrthėnėse dhe nė pėleshje me njėra-tjetrėn. Disa e marrin me tė mirė, ndėrsa tė tjerė e tėrheqin zvarrė aq shumė, saqė nuk besoj t'i ketė ndodhur njė gjė e tille ndonjė politikani tjetėr tė periudhės.

 

Ali Pasha ne kenget Labe

Krahina e Labėrisė dhe emri i Ali pashė Tepelenės janė tė lidhura ngushtėsisht me njėri tjetrin. Ali Pasha lindi dhe u rrit nė Labėri, aty bėri trimėritė dhe mizoritė, aty e kish bėrthamėn pashallėku i ardhshėm, aty ku ngriti urat dhe kalatė, aty u ngritėn dhe kėngėt mė tė bukura pėr tė

 

Petro Korcari

Ai ėshtė inxhinier Petro Korēari, pėr tė cilin sot dihet shumė pak. Petro ka qenė kryearkitekt i sarajeve tė mrekullueshme tė Ali Pashė Tepelenės. Shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi nė librin Petro Korēari na jep njė vizion mė tė qartė pėr figurėn e kėtij mjeshtri tė rrallė. Ai u ėshtė referuar disa autorėve tė huaj si Likut (kėshilltar ushtarak pranė Ali Pashės), Pukvilit (i dėrguari i N. Bonopartit) Hujcit etj. tė cilėt kanė shkruar se Petro Korēari si kryearkitekt i vezirit tė Janinės, ėshtė shembull i rrallė nė fushėn e ndėrtimit.

 

"Ali Pasha" i Sabri Godos

Mema e eres kishte ngritur nje stan ne Tepelene. Frynte nga Gryka e Kelcyres, nga Lugina e Dropullit, nga lumi i Bences, nga pllajat e maleve te zhveshura. Ne ate qytet te vogel, me nentedhjete e nente shtepi, ererat flisnin nje gjuhe te perzier dhe sillnin lajme nga Stambolli, Korfuzi e Berati. Djali shtatembedhjetevjecar, flokeverdhe, me sy te kalter ne forme bajameje, rrinte maje murit te kalase se vjeter dhe degjonte kuvendin e ererave.