| |
Ali Pasha nė kėngėt Labe
Krahina e Labėrisė dhe emri i Ali pashė
Tepelenės janė tė lidhura ngushtėsisht me njėri tjetrin. Ali Pasha lindi dhe
u rrit nė Labėri, aty bėri trimėritė dhe mizoritė, aty e kish bėrthamėn
pashallėku i ardhshėm, aty ku ngriti urat dhe kalatė, aty u ngritėn dhe
kėngėt mė tė bukura pėr tė. Kėngėt e epikės historike gjithnjė kanė
regjistruar artistikisht ngjarje, fakte, data, personazhe, duke bėrė edhe
njė vlerėsim tė atypėratyshėm shpesh intuitiv, por qė rrallė gabon. Kėngėt
labe tė periudhės sė Pashallėkut tė Janinės, e, mė pas tė Kryengritjeve
popullore kundėr Reformave tė Tanzimatit, veē tė tjerash, dėshmojnė nga
njėra anė pėr rritjen e ndėrgjegjes atdhetare dhe, nga ana tjetėr, pėr rolin
qė luajnė kėto kėngė nė sendėrtimin e kėsaj ndėrgjegjeje, e cila me
Rilindjen e Lidhjen e Prizrenit do tė bėhej gjithnjė e mė tepėr ndėrgjegje
kombėtare.
Zimo Krutaj
GJARPĖRI QĖ DRODHI DHENĖ...
Nė kėngėt popullore historike qė kanė nė qendėr figurėn e Ali Pashė
Tepelenės, pėrvijohen dukshėm tipare thelbėsore tė personalitetit
shumėplanėsh tė Vezirit tė vezirėve, lufta, betejat, e fitoret kundėr
pushtuesve turq, si dhe tema e qėndresės qė gjenin nė popull synimet
lakmitare tė Ali Pashė Tepelenės, vendosja dhe mbajtja e pushtetit me dhunė
prej kėtij gjarpėri qė drodhi dhenė / zaptoi det e sterenė, por su bė dot
prijės i mirėfilltė popullor. Pashait tė Janinės, megjithėse nuk ia kurseu
simpatinė e pėrkrahjen e vet, populli i Labėrisė nuk i kurseu as urrejtjen
pėr mizoritė e tij.
Kėngėt me kėtė temė janė njė dėshmi tjetėr e vlerėsimit tė figurės sė Ali
Pashės. Megjithatė duhet thėnė se bėmat, lufta e qėndresa e tij nė krye tė
Pashallėkut tė Janinės kundėr turqve zė vendin kryesor nė poezinė popullore
tė kėsaj periudhe. Kjo ėshtė e kuptueshme. Jo mė kot ėshtė thėnė se nė
vorbullėn e ngjarjeve tė kėsaj kohe tė turbullt populli dallon mė tė
rėndėsishmen dhe i jep asaj vendin qė i takon nė kėngė.
Figura kryesore nė kėto kėngė ėshtė vetė Ali Pasha. Por, krahas tij, poeti
popullor lab nuk harron tė portretizojė luftėtarėt, trimat, prijėsit, gratė,
miqtė e tradhėtarėt, pushtuesit, etj. Nė kėngėt pėr Ali Pashėn gjejmė emrat
e Boēarit e Xhavellės, Thanas Vajės e Ēaush Hormovės, Hankos, Shanishashė,
Vasiliqisė (nėna, motra e gruaja e Ali Pashės), djemtė e pashait, deri edhe
Lord Bajronin, si dhe vetė popullin e Labėrisė, hormovitėt, himariotėt,
kardhiqiotėt e kurveleshasit,
tė gjithė trima levendė
ēe punojnė keq dyfeknė.
* * *
Nėse bėjmė njė renditje tė kėngėve popullore sipas kronologjisė sė ngjarjeve
qė pėrshkruajnė del qartė qėndrimi i popullit ndaj figurės sė ndėrlikuar tė
Ali Pashės. Ai pėrshkruhet me cilėsi tė jashtėzakonėshme, por kėto cilėsi nė
kėngėn e popullit do ti fitojė kryesisht pas vdekjes. Si nė njė skenar filmi
dokumentar, poetėt popullorė fiksojnė , kėngė pas kėnge, ēdo ngjarje tė
rėndėsishme tė jetės e tė bėmave tė Ali Pashė Tepelenės duke na lėnė njė
dėshmi tė pashembullt tė njė jetėshkrimi tė kėnduar. Edhe kolona zanore,
isoja e mirėnjohur labe, ėshtė gjithnjė aty...
Kėshtu, nė kėngė pėrshkruhet lindja e Aliut:
... Hanko kur polle Alinė
ndriti bota vetėtimė...!
djalėria e rinia me trimėritė, dredhitė, grindjet, mėritė, pusitė etj:
...Qė kur ishte ēilimi
nė shokė bėnte beli
kur gjėmonte e binte shi
merrte shenjė nė llami
Kush e njih Ali asllanė
gjithė ditėn loste me pallė ,
... Ali Pasha kur qe djalė
nė Hormovė e kish inanė...
pėrgatitja e vendit pėr luftė
... Bėre ura tė mėdha
dhe 101 kala...
masakrat e mizoria e pashait:
... Nė fushė tė Valaresė
Ali Pasha i pabesė
Preu katėrqind e pesė...
zgjerimi e forcimi i pushtetit me luftė, me shpatė ne dorė:
... Hajde Ali Pashė hajde
Jatagan tė gjatė pate
Janinė e Shkodėr mė kape!
kulmi i lavdisė dhe prishja me Sulltanin:
Gjarpėri qė drodhe dhenė
Zaptove gjithė sterenė
Vure sedėr dhe me mbrenė...
Qėndresa epike:
Kjo kalaja me bedena
shih se ētrima qė mban brėnda
Ali Pashėn me shtatė zėmra.
rrethimi i pashait, shpresat e pėrpjekjet e fundit:
Ali Pasha ezhdėrha
I rrethuar nga jezitė
Bėn tertipe tė mėdha
Zgjuar natė e zgjuar ditė...
vrasja pabesisht:
... Qysh besoi ai burrė,
Ai qė sbesonte kurrė?!
pasvdekja:
Kokėn nė Stamboll ta prunė,
nismėn ta bėnė pėrdhunė.
Qėndrimi i poetit popullor ndaj figurės sė Ali Pashait duket dhe nė figurat
stilistike qė pėrdoren pėr tė ndjerrė nė pah cilėsitė e tij. Ky qėndrim
vihet re si nė zgjedhjen e epiteteve, metaforave, hiperbolave qė populli nuk
ia kurseu Ali Pashait pėr ti theksuar cilėsitė tė tilla si forca, bukuria,
burrėria, madhėshtia, zgjuarsia, trimėria, krenaria, fisnikėria, largpamėsia,
ashtu dhe kur e xhvesh prej tyre pėr ti nxjerrė nė pah cilėsi tė tjera nė
antitezė me tė parat, si dinakėria, pabesia, egėrsia, mizoria, etj. Po
sjellim shembuj qė na duken mė domethėnės pėr tė dy grupet e mėsipėrme:
1. Ali Pasha ezhdėrha, gjėmimi qė gjėmon, astrit i gjarpėrinjve, Ali Pashė
mbreti, asllan, (luan), sorkath, Ali pashė drėri, Ali baruti, Ali Pasha i
kalave, Ali Pasha i trimėrisė/nderi gjithė Shqipėrisė, Ali pashė nuri, etj.
2. Aliu i zi, Ali pasha i pabesė, i bir i Hanko kapesė, Ali Pashė festekuqi,
qė lot me ēengi nga Narta, Ali Pasha lugati, etj.
Por ka edhe kėngė ku populli e xhvesh vezirin mbi vezirė nga tė gjithė
titujt e tij, ia heq edhe dafinat e lavdisė, edhe baltėn e sharjeve, duke e
quajtur thjesht Ali:
Kam njė fjalė pėr Alinė.../ Pse Ali se bėre mirė / su lidhe me Gegėrinė?!
Poeti popullor shpreh me kėto vargje tė thjeshta, vlerėsimin e tij pėr
politikėn e Aliut, duke theksuar me njė qartėsi tė habitshme domosdoshmėrinė
e bashkimit tė vendit
Nga Arber Bilbili
|
|