| |
"Ali Pasha" i Sabri Godos
Mema e eres kishte ngritur nje stan ne Tepelene. Frynte nga
Gryka e Kelcyres, nga Lugina e Dropullit, nga lumi i Bences, nga
pllajat e maleve te zhveshura. Ne ate qytet te vogel, me
nentedhjete e nente shtepi, ererat flisnin nje gjuhe te perzier
dhe sillnin lajme nga Stambolli, Korfuzi e Berati. Djali
shtatembedhjetevjecar, flokeverdhe, me sy te kalter ne forme
bajameje, rrinte maje murit te kalase se vjeter dhe degjonte
kuvendin e ererave. Tej ne faqen e malit te Damesit, shquheshin
shtepite e pakta te Becishtit si koshere bletesh, te nxjerra per
verim. Aty kishin banuar te paret e tij. Stergjyshi Nazif, i
ardhur nga larg, ngriti nje kasolle ne cep te fshatit. Njerezit
nuk i zinin bese, se s'dinin perse kishte ardhur e ku do te
vente. Gjyshi punonte kur e merrte ndokush si argat, ose
sherbente si perkthyes, kur fshati kishte pune me qeverine.
Ndodhte qe dite me rradhe te mos kujtohej njeri per te.
Atehere fshati degjonte ne darke kengen e dervishit shtegtar,
nje kenge si vajtim pa fjale, e bute dhe e shtruar, e vjeter sa
koha Pas nje viti, fshataret u binden se ai dervish i mjere, nuk
i donte te keqen kujt, prandaj filluan ta pranonin ne vatrat e
tyre. I dhane edhe nje nuse e ai, duke dashur te hidhte rrenje
ne jete. Lindi menjehere nje djale, qe e quajti Hysein. Ky djale
u be dervish, ne kemben e te atit dhe trashegoi prej tij vetem
shkrimin e leximin dhe mbiemrin Hysa, po pati fat ne martese. I
dhane bijen e beut te Kelcyres, qe nuk do ta kishte pare as ne
enderr, sikur te mos qe ndodhur e cale. Keshtu, Hyseini i la
brezit te trete, Mustafait, nje shtepi prej guri dhe nje titull,
fale te cilit, ky u vendos ne Tepelene si dizdar i kalase.
Ky ishte hapi i dyte, qe benin te paret per te ngritur fisin
e tyre te humbur. Nga Mustafai lindi Saliu dhe nga Saliu rrodhen
Myftari e Beqiri. Ketu Hysajt e Becishtit dolen ne shesh si nje
fis luftetaresh. Nen rroben e dervishit, ata paskeshin enderruar
jataganin. Myftari u be dervenaga, ndoqi kusaret deri ne Pind,
duke plackitur nga pak dhe vete, pastaj shkoi ne ekspediten e
Korfuzit ne krye te taborrit tepelenas:"Myftar beu i hipur kalit/lufton
si petrit i malit" (Thuhet ne nje kenge) Myftarin e zune rob te
plagosur ne portat e kalase se Korfuzit dhe gjenerali venecian
Shylenberg e mbertheu robin ne kryq. Njeriu mund te beje dicka
edhe per brezat e ardhshem dhe duke vdekur. Ja, per shembull,
gjyshi Myftar, u shpall nga turqit shehit, pune qe nderoi te
gjithe fisin, ndersa vellai i tij Beqiri, vdiq nga ethet ne
shtepi, pa dhene rast te zihej ne goje. Myftari la pas tre djem
dhe Beqiri nje.
Ne ate fis, kane lindur dhe femra, po asnjeri nuk pemend
fatet e gjysheve, qe shuan jeten e tyre, duke u fryre urave te
zjarrit ne vater. Djali vuri duart ne temtha dhe shikoi poshte.
Nga gryket e Drinosit dhe te Kelcyres perparonin hijet e nates,
shkisnin mbi Vjose dhe ngjiteshin lart pa u ndier. Siper, ne
majat e maleve te murrme, po tretej perendimi....Nga Nafizi te
Myftari, seicili beri aq sa mundi. Pastaj erdhi baba Veliu,
ndjese paste. Veliu, bir i Myftarit shehit, qe u thirr pasha pas
vdekjes kishte mbaruar pune me thike, me zjarr me dredhi. U be
zot ne Tepelene dhe i la te gjitha ne meshire te fatit, tamam
kur i kishte fituar. Ne te rite e tij, Veliu kishte dale hajdut
e ishte prishur edhe me vellezerit, qe e perjashtuan nga
trashegimia....
Veliu u kthye nje nate ne qytet, i vuri zjarrin shtepise se
babait dhe i la vellezerit te perpiheshin nga flaket...Me
vellezerit e kushurinjte te zhdukur, Veliu mbetej i vetmi
trashegimtar ne Tepelene dhe u be nje bej i rende. Kishte kater
femije kur mbeti i ve dhe u martua se dyti me Hankon, Emihan
hanemin, bije e Zenel beut te Konices. Kjo krushqi e lidhi
Veliun me familjet e degjuara, sidomos me sundimtarin e madh
Kurt, pashane e Beratit. Nje vit me vone, Hankoja lindi Aliun
dhe pas dy vjetesh Shanishane...
Permbledhur nga
Arber Bilbili
Lart |