Faqe KryesorePashallekuJetaAntologjiBajroniMediaEsktra

 

 

Kėshtjella e Vasiliqisė

PORTO PALERMO - Teksa shėtit nėpėr gjiret e mrekullueshme tė bregdetit Jonian, nė mes tė detit tė shfaqet njė nga perlat mė tė vyera tė historisė shqiptare. Ėshtė kėshtjella e Porto Palermos, njė nga sarajet e shumta tė strategut Ali Pashė Tepelena, tė cilat ai jo pa qėllim i ndėrtonte nė pika strategjike. Por kjo kėshtjellė nė mes tė detit ka dhe njė legjendė. Ajo ėshtė ndėrtuar nga Ali Pasha edhe si njė dhuratė pėr njė nga gratė e tij, Vasiliqinė, tė cilėn, sipas kronikanėve tė kohės, Pashai i Janinės e kishte shumė pėr zemėr. Bukuria dhe madhėshtia e kėsaj kėshtjelle ka zėnė vend nė shumė libra kushtuar Ali Pashės. Pėr tė, ashtu si dhe shumė tė tjerė, ka shkruar dhe Aleksandėr Dyma, autori i Konti Monte Kristos.

Por tashmė bukuria e kėsaj kėshtjelle, e ndėrtuar rreth dy shekuj mė parė, e tėra me konstruksion guri, ėshtė venitur. Megjithėse prej vitesh ka fituar statusin monument kulture askush nuk kujtohet pėr tė. Dora e restauratorit mungon tėrėsisht. Ajo ėshtė lėnė krejtėsisht nė harresė nga shteti shqiptar. Tashmė nė kėshtjellė nuk ka mbetur mė asgjė pėrveē formave tė gurta, tė ndėrtuara me mjeshtėri nga punėtorėt e Ali Pashės, nėn mbikėqyrjen e arkitektit tė tij Petro Pėrmetarit dhe tė njė arkitekti italian. Njė perlė e harruar e bregdetit jonian qė ruhet vetėm nga dy ushtarė, tė cilėt pėrpiqen tė kalojnė kohėn duke soditur detin e kaltėr pėrreth saj. Vendin tepėr strategjik vitet e kanė shndėrruar nga kėshtjellė nė burg, depo armatimi, kamp internimi dhe tashmė nė njė zonė ushtarake, ku nuk ėshtė vėshtirė tė hysh. Rruga qė lidh fshatrat Qeparo dhe Borsh ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tiu afruar kėshtjellės legjendare tė Ali Pashės.

Sapo kalon Qeparoin pėrballesh me njė panoramė tė mrekullueshme tė detit dhe nė mes si njė ishull i vogėl duket vendi ku ėshtė ndėrtuar kėshtjella e Porto Palermos. Ky emėr i ka mbetur kėtij gjiri nga koha e pushtimit tė italianėve, tė cilėve u kujtonte vendin e tyre, qytetin e Palermos nė jug tė Italisė. Ajo ndodhet nė njė gati ishull qė lidhet nga njė rrip i ngushtė shkėmbinjsh e dheu me tokėn. Kėshtjella ngrihet madhėshtore nė ishullin e mbushur tashmė me njė bimėsi shkurresh. Tė vetmit njerėz qė e ruajnė atė janė dy ushtarė qė kryejnė shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė atė pikė. Njė rrugicė e ngushtė, ndėrmjet njė bimėsie tė ulėt nėpėr gurė tė thepisur, tė shpie pikėrisht nė derėn e dhuratės sė Pashait tė Madh pėr tė shoqen. Sapo afrohesh aty pamja ndryshon.

Ajo perlė qė shkėlqen nga larg nė mes tė Jonit duket si njė ndėrtesė e harruar dhe e braktisur nga tė gjithė. Qė nė hyrje tė kėshtjellės sė Ali Pashės pėrballesh me mungesėn e portės dhe tė stemės, elementė kėto qė i kanė tė gjitha kalatė. Mungesėn e portės synojnė ta zėvendėsojnė bimėsia dhe shkurret e shumta qė janė rritur nė hyrje tė saj, ndėrsa nė vendin ku duhet tė ishte pllaka me stemė ėshtė njė zgavėr bosh. Banorėt e vetėm tė saj, dy ushtarėt, tregojnė se dera ka shumė kohė qė ėshtė zhdukur, ndėrsa pllakėn e kanė vjedhur. Nė kėtė pllakė dikur shkruhej Unė Pashai i Madh, Aliu e ndėrtova kėtė kėshtjellė , ndėrsa tani shquhet emri Genti, i shkruar me ngjyrė blu.

Ėshtė emri i njė prej ushtarėve tė hershėm qė ka ruajtur kėtė fortifikim. Akoma dhe mė shumė zhgėnjehesh me atė qė ke pėrjetuar pėr sė largu kur futesh brenda nė kėshtjellė. Oda e madhe dhe tė tjera tė lidhen me tė tashmė janė shndėrruar nė bodrume ku vjen vetėm era lagėshti dhe myshk dhe era e rėndė pengon qendrimin aty tė ēdo lloj gjėje tė gjallė. Tė gjitha odat janė krejtėsisht tė boshatisura dhe tė shkatėrruara ca nga koha dhe ca nga njerėzit qė e kanė administruar atė. Forma e dhomave, kolonave mbajtėse me harqe dhe disa kthina tė vogla tė bėjnė tė kuptosh se dikur ajo ka qėnė e banueshme. Tashmė aty asgjė nuk tė kujton kohėn e Ali Pashė Tepelenės. Nė hyrjen e disa prej dhomave kanė mbetur disa mbishkrime, por ato i takojnė kohės sė komunizmit kur kėshtjella ka shėrbyer si repart ushtarak. NAFTĖ, VAJ, ARMATIME si dhe emra ushtarėsh tė ndryshėm tė gdhendur nė muret e brendshme tė kėshtjellės, janė tė vetmet shenja qė kanė mbetur nga periudha kur saraji i Pashait tė Madh ishte repart ushtarak funksional. Nė dhomat ku ka dritare drita e diellit tė tregon perlat e kėshtjellės.

Ashtu nė errėsirė me pak imagjinatė mund tė hysh nė botėn antike tė Ali Pashė Tepelenės dhe njerėzve tė tij. Aty ndodhet dhoma e Vasiliqisė, tė shoqes sė Ali Pashės, dhoma e vetė pashait por dhe dhomat e njerėzve tė tij tė afėrm. Nė krahun e majtė ndodhet dhoma ku njė herė e njė kohė gjendej pusi. Njė burim me ujė tė ėmbėl ka ekzistuar kohė mė parė nė kėtė kėshtjellė por tashmė ka mbetur vetėm forma e pusit ku janė thyer disa gurė. Nė krah tė kėsaj dhome ndodhet edhe hyrja pėr njė nga tunelet e nėndhshme ku qėndronin tė burgosurit e Ali Pashės, mbretit Zog dhe Enver Hoxhės. Nga ana tjetėr, janė shkallėt pėr tu ngjitur nė bedena, nėpėrmjet njė rruge tė ngushtė nga ku hyn ajri i pastėr i detit. Pamja qė shfaqet nga bedenat e kėshtjellės ėshtė e rrallė. Prej aty duket i gjithė bregdeti si dhe Gjiri i nuseve, nė tė cilin, sipas legjendės, lahej nusja e Ali Pashės, Vasiliqia. Forma e tarracės tregon se nė atė kohė ajo ishte njė vend shumė i mirė pėr tu mbrojtur nga armiqtė.

Aty ndodheshin topat luftarakė tė Ali Pashė Tepelenės si dhe vendet ku qendronin ushtarėt. Bedenat bien menjėherė mbi det, si thikė, dhe legjenda thotė se aty pėrfundonin armiqtė e Pashait tė Madh. Dhjetėra burra trima qė kishin guxuar tė sfidonin Ali Pashė Tepelenėn kanė pėrfunduar nė det ose janė pėrplasur nė shkėmbinjtė qė ndodhen poshtė bedenave. Forma e tyre tregon se ka qėnė shumė e vėshtirė pėr ti pushtuar nga ana e detit. Tashmė bedenat kanė humbur shkėlqimin e dikurshėm. Bimėsia ka mbuluar gjithēka dhe bari jeshil ėshtė rritur shumė nėpėr bedena. Nė pranverė aty ēelin lule tė ndryshme. Madje nė dy vende kishin mbirė dhe pemė fiku, tė cilat vite mė pas mund tė shkatėrrojnė atė qė nuk e prishėn dot as topat luftarakė. Rrėnjėt e pemėve kanė hyrė thellė mes gurėve dhe nuk ėshtė ndonjė ēudi qė ti ndajnė ato pėrgjithmonė dhe tė shkatėrrojnė ndėrtesėn 200- vjeēare qė Ali Pashė Tepelena ndėrtoi pėr njė nga gratė e tij Vasiliqinė, aty nė mes tė detit Jon.

Transformimi i kėshtjellės nė kohėn e Zogut dhe Hoxhės Kėshtjella e Ali Pashė Tepelenės ėshtė ndėrtuar rreth dy shekuj mė parė dhe deri nė ditėt tona ka kryer shumė funksione. Fillimisht ajo u ngrit si njė dhuratė, buzė detit, pėr tė shoqen e Pashait, Vasiliqinė. Mė pas ajo u kthye nė burg, depo armėsh e vend internimi. Ndėrsa nė ditėt e sotme ajo shėrben si njė bazė ushtarake. I pari qė e shfrytėzoi atė si burg ishte mbreti Zog. Ai burgosi nė kėshtjellėn e Ali Pashė Tepelenės kundėrshtarėt e tij si Nonda Bulka dhe Tajar Zavalani. Nė kohėn e pushtimit italian perla buzė detit u shndėrrua nė njė bazė armatimi. Nėn shembullin e mbretit Zog edhe pushteti komunist pas ēlirimit e pėrdori pronėn e Vasiliqisė pėr tė izoluar disa nga armiqtė e tij mė tė rėndėsishėm. Fatbardh Kupi, i biri i Abaz Kupit dhe Viktor Dosti, vėllai i Hasan Dostit janė dy nga tė burgosurit vip qė u izoluan gjatė regjimit komunist nė fortifikimin e Ali Pashės.

Kėshtjella nuk shėrbeu gjatė si kamp internimi. E vendosur nė njė vend strategjik, aty nga vitet 50 fortifikimi i Pashait tė Janinės do tė shndėrrohej nė njė bazė ushtarake. Qė nga ajo kohė dhe deri nė vitet 90 kėshtjella ishte e veshur me mister. Shumė pak njerėz i afroheshin asaj dhe jo pėr tė shijuar bukurinė nė mes tė detit. E gjithė rruga pranė kėshtjellės ishte zonė e ndaluar, ndėrsa pėr atė qė ndodhte brenda saj zor se merrje vesh ndonjė gjė. Vendi ku njė herė e njė kohė Vasiliqia i lutej zotit

Rreth 300 metra larg kėshtjellės, nė anė tė rrugės ndodhet dhe kisha e famshme tė cilėn Ali Pashė Tepelena e ndėrtoi personalisht pėr Vasiliqinė. Kjo dhuratė simbolike ishte tepėr e ēmuar pėr Ali Pashėn. Kisha ndodhej jashtė bedenave dhe ajo mund tė sulmohej nga armiqtė e tij. Ndaj ndėrtimin e saj Pashai i Janinės ia besoi arkitektit italian, i cili e mbaroi brenda njė kohe tė shkurtėr. Kur arkitekti italian i dorėzoi kishėn Pashait tė Madh dhe i kėrkoi paratė pėr punėn e kryer, ky i fundit i propozoi njė provė. Ai i tha arkitektit qė do ti jepte paratė pėr punėn e kryer vetėm nėse kisha do tė ishte e fortė dhe do tė duronte goditjet e topave. Pasi mbylli arkitektin italian nė kishė, Ali Pashė Tepelena urdhėroi topēinjtė e tij tė qėllonin mbi kishėn e vogėl.

Disa gjyle topi ranė mbi kishė, por asaj nuk i lėvizi as edhe njė nga gurėt qė pėrbėnin konstruksionin e saj. Kjo e siguroi Aliun se gruas sė tij nuk do ti ndodhte gjė kur tė ishte nė kishė. Pas kėsaj ai i dha paratė arkitektit italian. Edhe pas kaq vitesh kisha nuk ka pėsuar ndonjė ndryshim tė madh. Dera e saj qendron e mbyllur, ndėrsa nė tė dy krahėt janė ngritur ndėrtesa tė vogla qė shėrbejnė si depo tė ushtrisė.


nga Arb
ėr Bilbili