Faqe KryesorePashallekuJetaAntologjiBajroniMediaEsktra

 

A. P Kola pėr Ali Pashė Tepelenėn

Tani t'i hedhim njė vėshtrim te shpejtė personalitetit tė keqkuptuar, tė shumėpėrfolur dhe deri me tani tė dyshuar tė Ali Pashė Tepelenės apo Tepelenli, siē duan disa te tjerė. Pėr Aliun janė shkruar aq shumė libra dhe studime sa pėr asnjė burrė tjeter tė Ballkanit dhe Evropės, nėse pėrjashtojmė kėtu Napoleon Bonapartin. Dhe qė te gjitha kundėrthėnėse dhe nė pėleshje me njėra-tjetrėn. Disa e marrin me tė mirė, ndėrsa tė tjerė e tėrheqin zvarrė aq shumė, saqė nuk besoj t'i ketė ndodhur njė gjė e tille ndonjė politikani tjetėr tė periudhės.

 Do tė vazhdojnė te shkruhen studime mbi Ali Pashėn, derisa te vihet e vėrteta ne vend dhe ky shqiptar i madh te marrė vendin e tij pranė dhe ndoshta nė krye tė heronjve tė Greqisė parakryengritėse dhe kryengritėse. Libri me i fundit pėr Aliun ėshtė ai i T. Vurnės "Ali Pasha, tiran apo politikan gjenial?"... Historianėt janė shumė te ndryshėm nė gjykimet e tyre pėr Ali Pashėn. Paparigopulos, qė krijoi ndėrgjegjen e historisė se re te grekėve, e dėnon tėrėsisht dhe kjo peshonte shumė ne gjykimin e Aliut. Fotiadhi, Aravantini, Kumas, Baleta, Vranushi, Geruini, Pukevili, e kanė dėnuar nė breshėri. Kordati e cilėson te madh: "Sepse goditi shfrytėzuesit dhe dinastėt e varfėrisė, ashtu si dhe suliotėt dhe koxabashėt, tė cilėt e shanė aq sa mundėn dhe kėshtu u krijua ideja se ishte gjakatar, grabitqar dhe tiran... (vėll. A f.405, 407, 410).

Mendelson Bartholdi: "Aliu hoqi plotėsisht sistemin mesjetar dhe timarik dhe i hapi kėshtu rrugėn qytetėrimit dhe formes se regjimit te ri. Finli e konsideron si njė mjet te zgjedhur nga favoret qė kish bėrė pėr pėrparimin e ngritjes shoqėrore te grekėve. Nuk do te kishte asnjė vend ne histori, nėse rrethanat nuk do ta nxirrnin shpallės te Kryengritjes greke. Gjykimi i trilltė i Finlit ėshtė i padrejtė dhe u hodh poshtė nga arkivat, qė solli ne dritė sovjetiku Arsh dhe sipas te cilave, vizioni dhe betejat e Aliut nuk ishin as te rastėsishme as personale.

Finli e njeh veprėn pozitive te Aliut por i heq atij qėllimin, dėshirėn, ndėrgjegjen e asaj qė po bėnte. Pas zbulimit te arkivave ruse, duke shtuar dhe pjesėn tjetėr te gjykimit te Finlit, ky do te ishte pėrcaktimi me i saktė pėr veprėn e Aliut. Pukevili, qė e njohu dhe nga afėr si konsull i Francės, e pėrshkuan ne mėnyrė romaneske. Por Pukevili i bėnte lojra me te vėrtetė te shėmtuara Aliut. Te huajt mendonin se do te gjenin ne Janine njerez qė do t'u bėnin shėrbėtorėt dhe sahanlėpirėsit. Por Aliu nuk bėnte dallime midis te pasurve dhe te varfėrve, te afėrmve apo te panjohurve, vendasve apo te huajve, te krishterėve apo myslimanėve.

 Kėshtu i mori njėherė kuajt e Pukevilit pėr njė vepėr publike dhe bamirėsi francez u indinjua tragjikisht dhe ne mėnyrė te pandreqshme pėr kėtė nėnvlerėsim. Ndryshe i priste gjėrat ne Lindjen e fjetur dhe ndryshe i dolėn. Por me tragjikja pėr Pukevilin ishte se Aliu arriti me njerėzit e tij t'i vjedhė e t'i lexojė raportet e tij ndaj qeverisė franceze si dhe pėrgjigjet e te dytėve pėrpara se te arrinin ne duart e secilės palė, kėshtu Aliu i dinte edhe qėllimet e Pukevilit dhe ato te qeverisė franceze...

Kur me vonė Pukevili e mėsoi kėtė gjė, luajti mendsh, por Aliu, duke qeshur, e pėrshėndeti me qetėsi dhe paternalisht (pėr t'i tendosur akoma me shumė nervat me sa duket) kur ai largohej nga Janina: "Mėsova, - i tha, - gjithēka, qė shkruaje kundėr meje dhe te lavdėroj pėr zilinė. Te lumtė! Punove mjaft mire pėr padronin tend dhe madje me tepricė". Pra, Pukevili pėrmend histori tmerri pėr Aliun, te cilat do t'i kish zili dhe romanderi me i madh i veprave te horrorit te Anglisė se shekullit te kaluar. Dhe e shtrembėron historinė deri ne atė pikė, saqė dhe vetė kritikuesit e Aliut, si Aravantini, dekiarojnė se pėrcaktimet e Pukevilit janė pasionante dhe fantastike, "shfaqin njė autor francez te romaneve" Zoto Molosi e cilėson si "udhėheqės gjenial dhe revolucionar" Lord Bajroni, qė e njohu nga afėr Aliun, e quajti "Pirro i Ri" apo "Luani i Epirit" dhe "Bonapart". Simpoziumet qė u parashtronte Aliu te huajve dhe itelektualėve tė Janinės, - thotė, - te kujtonin Simpoziumet e Platonit.

Viktor Hygoi, ky demokrat dhe intelektual i madh, njė nga figurat mė tė mėdha te njerėzimit, njė filohelen dhe adhurues e helenėve te lashtė, thotė pėr Aliun: "Ishte i vetmi kolos qė shekulli ynė mund t'i kundėrvėrė Napoleonit". Bajroni madje i kushton mjaft vargje Aliut, ne poemėn e madhe "Childe Harold's Pilgrimage". Historiani anglez Uilliam Miler shkruante se "Luani i Janinės ėshtė rruga, qė te ēon drejt kryengritjes greke". Le ti kthehemi pėrsėri tani gjykimeve te grekėve pėr Aliun.

Protosingjelli i Patriarkanės Ikumenike, Athinagora ne '"H (pj.2, f. 5, Athinė 1925) shkruan: "Fjala e fundit pėr te (Aliun) nuk ėshtė thėnė ende, pothuaj te gjithė shkruan, duke menduar ta paraqesin me ngjyrat me te gjalla, deri edhe si njė pėrbindėsh te njerėzimit, tigėr te vėrtetė te etur pėr gjak njeriu. Nga kaq vjet studime mbi historinė e Epirit dhe madje te ngjarjeve te kohės se Ali Pashės, krijova idenė se shumica shkruan ndoshta e shtyrė nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe mendimi qė kishin ndaj tij. Drejt flet Protosingjelli, sepse, nėse studion me kujdes historinė e kohės dhe rrjedhojėn e vepres se Aliut, do te shohėsh domosdoshmėrisht ashpėrsinė e tij, por asnjėherė ēnjerėzinė apo padrejtėsinė.

Do te shohėsh pėrpjekjen pėr ēlirim dhe krijim te njė shteti te ri, ku te gjithė popujt do te jenė te barabartė, shqiptarė, grekė, vllehė, te krishterė, myslimanė, do te jenė te barabartė kundrejt ligjit, pa padrejtėsi, pa te favorizuar dhe pa lypėsarė. Do te shohėsh luftėn e egėr kundėr bejlerėve te pasur dhe koxabashėve dhe dashurinė qė kishte pėr te populli i thjeshtė, i cili e quante "baba", siē na pohon Kumas. Cilėt janė, pra, ata qė shtyhen nga antipatia ndaj Aliut? Nuk ėshtė e vėshtirė te gjejmė ata, qė Aliu i goditi pa mėshirė: Bejlerėt dhe koxabashėt si dhe pasardhėsit e atyre qė dikur ishin marre me historinė. Poeti Jani Vilara ishte njėri nga te parėt e poezisė dhe letėrsisė. Nė Janinėn e Aliut u bė njė reforme arsimore, qė u desh te kalonin 150 vjet pėr te fituar te drejtėn.

Mėsuesit atje vareshin nga direktivat e nėpunėsve te ministrive, por i shprehnin lirshėm idetė e tyre dhe, nėse hasnin ndonjė problem me Patriarkanėn, i mbronte Aliu. Atje u vendes gjuha popullore, sistemi monotonik, zhdukja e gėrmave te panevojshme greke. Pra, Vilara shkroi njė mbishkrim, i cili ėshtė vėnė mbi mur ne portėn e Himarės: "Mė njohu Feathondi, me kish rritur Pirro, Aliu i pare me mban- tepeleniot hero Padron i plotfuqishėm i anėve te Epirit dhe gjeneral i pakrahasueshėm me shpatė ne dorė. Pesė mijė ushtarė mban nėn vete vigjilentė gjithmonė dhe te patrembur ndaj armikut te tij. Ne Janine pushon Luan burrėrori bir i Athinasė e i edukuar nga Ari". Vilara ka shkruar gjithashtu dhe "Ode ndaj pushtimit te Sulit", duke himnizuar Aliun. Poema nuk ka shpėtuar...

Shumė e konsideruan poemėn si lajkė. Por Vilara nuk ishte fare tip i lajkatarit dhe kėtė e thekson dhe Kordati. Megjithatė, nėse llogarisim se kundėr Sulit luftuan jo turq, siē na thonė historianėt dhe i riprodhojnė ne vazhdim dhe poetėt, por emra te mėdhenj te '21-shit, si Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko, Pallaska, Vamadoti, Paneria, Gardhidoti, Griva, Zapa, Bakola dhe sa tė tjerė, nėse llogarisim se lufta e Aliut me suliotėt ishte njė dyluftim civil, ku e dretja ishte me anėn e Aliut, siē u provua dhe u kuptua ne vazhdim dhe nga vetė suliotėt, atėherė do te kuptojmė se Vilara nuk lajkatonte me "Odėn" e tij, por e nėnkuptonte atė qė shkruante dhe ėshtė me te vėrtetė njė mungesė humbja e kėsaj poemė.

Solomoi sigurisht e akuzonte rreptė Vilarėn pėr "odėn ndaj pushtimit te Sulit", por Solomoi ishte jashtė vendi... dhe valleje dhe e shikonte kryengritjen dhe realitetin grek me anė te dylbive. Mitropoliti, ati i ri Polikarpi, i kushtoi Aliut poemėn ne dialekt te lashtė poetik: Prijės fisnik qė banon ne pallatet e Pirros ia ngre moralin papritmas Aleksandrit te ri, qė ndoqi gjurmėt e Admantit te paluftueshėm dhe pėrsėri kėrkon dhe me te gjitha nderimet e lashta bėhesh i lavdishėm Ali Pasha qė do te dėrrmosh ushtri te mėdha mjaft besnike.

As ti as ndonjė e vdekshėm s'erdhėt pėr te dėgjuar ata qė pėr Aleksandrin krijuan njė mrekulli. Nuk ėshtė e ēuditshme qė pedantėt e krahasojnė Aliun me te lashtėt. Ne ēastin qė askush nuk interesohej pėr trashėgiminė tonė te lashtė, Aliu dhe biri i tij Veliu, u morėn me pėrparimin e arkeologjisė ne Greqi, me muzikėn dhe teatrin siē do te shohim me poshtė. Sigurisht, ata nuk iu referuan asnjėherė Bizntit, por vetėm lashtėsisė helene. Aleksandrit, Pirros, Athinasė, Arit, etj. Nuk kishin pėr te ndarė gjė me shenjtorė, pėrjetėsi, zotomani, etj. Por kėto i kemi shpjeguar dhe, nėse do t'i hasim ne vazhdim te studimit, nuk do te jenė veēse njė riprovim, pėrsa i pėrket atyre qė kemi mbėshtetur qė ne fillim, pėr shqiptarėt dhe lidhjen e tyre me lashtėsinė dhe jo me Bizantin. Por ia vlen tė shohim nga pranė, shtrembėrimet me te rėndėsishme te ngjarjeve historike rreth Ali Pashės. Balaoriti mori njė prostitutė te zakonshme, zonjėn-Frosini dhe e bėri njė idhull Ali Pashė Tepelena dhe Lordi Bajron, pikture te Greqisė dhe te krishtėrimit qė i kundėrvihej "gjakatarit, gjakpirėsit, etj." Ali Pashė. Po kėshtu dėnoi dhe Thanas Vajėn dhe ngriti Vilahavėn apo i dha pėrmasa te jashtėzakonshme heroit Kacandoni dhe te gjitha kėto, te gjitha shtrembėrimet kishin njė qėllim te vetėm: Dėnimin me ēfarėdo kushti te historisė se Aliut. ZONJĖ-FROSINI Pasuria qė u mblodh ne Janine ne periudhėn e Ali Pashės, liria, arsimi dhe reformimet kishin si rezultat dhe njė liri erotike.

 Zonjė-Frosini ishte njė vejushė e bukur dhe estetike, qė ne "shtėpinė" e saj ftonte burrat me te fuqishėm te Janinės. Midis dashnorėve te saj ishte dhe djali i Aliut, Myhtari, qė madje bėri dhe gabimin fatal pėr kohėn t'i dhurojė asaj njė unazė, dhuratė e gruas se tij, e cila ishte vajzė e Pashait te Beratit. (Aliu i kish martuar te dy djemtė me dy bijat e Pashait tė Beratit, , Ibrahim, dhe arsyet ishin me tepėr te rėndėsisė politike sesa te fushės se ndjenjave). Kur vashat beratase mėsuan bėmat e burrave te tyre dhe faktin qė Myhtari i kish shitur nderin e saj (unazėn) njė prostitute, ne Serraj u bė kryengritje. Gratė kėrcėnonin se, nėse nuk do te kishte dėnim dhe hakmarrje, do te largoheshin pėr ne Berat, tek babai i tyre. Aliu qė te mos mėrziste nuset e tij dhe, meqenėse kishte nevojė te madhe pėr miqėsinė dhe aleancėn e Ibrahimit te Beratit, urdhėroi vdekjen e Frosinit, thotė Gersherasi (Psalidhas) mėsuesi i madh dhe mik i Aliut ne njė bisedė te tij me udhėtarin anglez, Cocerell, me 1810. Por Aliu nuk vrau vetėm Zonjė-Frosinėn. Bashkė mė tė vrau dhe 17 gra te tjera "te lėshuara", siē na pohon Aravantini, i cili nuk e simpatizon fare Aliun. Nėse llogarisim pikėpamjet e rrepta shpirtėrore te kohės si dhe shfaqjet publike te grave te lėshuara qė deri vonė jetuan ne Greqi, do te konstatojmė se mendimi i Psalidhasit ėshtė gjysma e se vėrtetės. Po gjysma tjetėr? Siē thamė, pasuria, arsimi, pėrzierja e popujve dhe udhėtarėve, si dhe reformat e jashtėzakonshme pėr kohfen nga Aliu, ishin gjėra qė lehtėsonin rreptėsinė e zakoneve mbi pikėpamjen erotike. Reformat e Aliut nuk shqetėsonin vetėm bejlerėt dhe koxabashėt, por edhe popullin konservator, qė nuk e shihte me sy te mire kėtė dobėsim te zakoneve dhe reagonte.

Pra, ishin dy boshtet presionuese, qė e vunė Aliun te vriste prostitutat dhe Frosinin: E para qėllimi politik i ruajtjes se miqėsisė dhe aleancės - dhe e fundit e martesės se djemve te tij - si i deklaroi udhėtarit prusian Bartoldi. D.m.th., e vėrteta del nga gjysma e se vėrtetės se Psalidhasit dhe gjysma nga vetė Aliu. Sigurisht sot njė fushatė e tille e pastrimit etik duket dhe ėshtė ēnjerėzore, por pėr kohėn ky ishte njė fenomen i rrallė, sepse ishin te mėsuar me ekzekutimet personale, por jo me grupore. Ėshtė gjithashtu e njohur dhe e thekson dhe Bajroni se nuk pati reagim popullor pėr vdekjen e kėtyre grave te lira. Leak-u pohon se ne ēėshtjet e etikės rregullat ishin mjaft te rrepta, thekson gjithashtu se i njėjti dėnim vendosej dhe nė lashtėsi dhe parashtron ngjarjen nga Athineu ne njė fshat: "Ja ē'thotė Teopompi pėr mitinasit: Tirani Kleomen, kodoshėt qė zakonisht nxjerrin prostitutat ne treg dhe tre a katėr nga kurvat me te njohura, pasi u vuri brenda ne thasė e i lidhi, urdhėroi t'i hedhin ne det. Dhe Ermipi, ne veprėn e tij qė i referohet 7 te Urtėve, thotė se dhe Periandri bėri te njėjtėn gjė". Fantazia popullore, por dhe armiqtė e ndryshėm te Aliut gjetėn rastin te flasin pėr lidhje te paligjshme te Aliut me Frosinin (ndėrkohė qė ėshtė fakt se e dashuronte dhe dashurohej nga Vasiliqia) apo pėr lidhjet e tij me... nuset apo qė gjoja vdekja e tyre grupore ishte njė veprim pėr te nxjerrė para. etj. Kur Aliu i grumbulloi gratė prostituta - rreth 20 - midis te cilave dhe dy te martuara, i mbylli ato pėr mbi dy dite ne njė kasollė pranė liqenit. Por askush nuk u paraqit gjatė kėsaj kohe pėr te kėrkuar lirimin e tyre, pėrveē njė vilahu.

Ja ē'shkruan Hughes: "Kaloi dita tjetėr pa u dhėnė urdhri fatal. Duket se tirani kishte brejtje ndėrgjegjeje dhe ngurronte. Thonė se donte te fitonte kohė dhe te vonohej disi, ne mėnyrė qė t'u falte jetėn. (vetėm "duket" dhe "thonė" kemi kėtu), por nuk u paraqit askush pėrveē njė greku, njė bashkėshorti qė iu lut vezirit te lironte gruan e tij. Aliu e pyeti me njė qeshje sarkastike, nėse do te jetonte me njė grua te pabesė. Ai u pėrgjigj se po, dhe veziri urdhėroi qė ta lironin. As paratė, pra, nuk ishin shkaku dhe as brejtja e ndėrgjegjes qė thotė Hughes. Ne qėndrimin e mėsipėrm te Aliut pėrballė bashkėshortit te vetėm dhe te afėrmit qė nuk e pranoi vdekjen, dallojmė jo vetėm shkakun e vdekjes se tyre, por dhe pikėpamjet etike te kohės ne ndėrthurje me pranimin e shoqėrisė janinase, te te afėrmve te grave dhe te vetė grave, qė siē na vėrtetojnė Bajroni dhe Hughes, e pranuan dėnimin e tyre pa asnjė ankesė. Dhe te mos dyshohet se populli janinas nuk u ngrit se kishte frikė. Dikur Aliu donte te hiqte qethjen e ēuditshme te shqiptarėve, te pjesės se pėrparme te kokės dhe basetave dhe urdhėroi te mos rruheshin as ushtarėt e tij. Kjo reforme e parėndėsishme ngriti njė stuhi kundėrshtimesh, saqė Aliu u detyrua ta tėrheqė urdhėrin. Pra, ne lidhje me zonjėn-Frosini, gjykimi i Aliut themi se e shprehu plotėsisht pikėpamjen etike te popullit janinas dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ishte i drejtė. Por njėkohėsisht ishte dhe i ashpėr, ashtu si njerėzit e shoqėrisė qė ai qeveriste.