| |
...vazhdim
Finli e njeh veprėn pozitive te Aliut por i heq atij qėllimin,
dėshirėn, ndėrgjegjen e asaj qė po bėnte. Pas zbulimit te
arkivave ruse, duke shtuar dhe pjesėn tjetėr te gjykimit te
Finlit, ky do te ishte pėrcaktimi me i saktė pėr veprėn e Aliut.
Pukevili, qė e njohu dhe nga afėr si konsull i Francės, e
pėrshkuan ne mėnyrė romaneske. Por Pukevili i bėnte lojra me te
vėrtetė te shėmtuara Aliut. Te huajt mendonin se do te gjenin ne
Janine njerez qė do t'u bėnin shėrbėtorėt dhe sahanlėpirėsit.
Por Aliu nuk bėnte dallime midis te pasurve dhe te varfėrve, te
afėrmve apo te panjohurve, vendasve apo te huajve, te
krishterėve apo myslimanėve.
Kėshtu i mori njėherė kuajt e Pukevilit pėr njė vepėr
publike dhe bamirėsi francez u indinjua tragjikisht dhe ne
mėnyrė te pandreqshme pėr kėtė nėnvlerėsim. Ndryshe i priste
gjėrat ne Lindjen e fjetur dhe ndryshe i dolėn. Por me tragjikja
pėr Pukevilin ishte se Aliu arriti me njerėzit e tij t'i vjedhė
e t'i lexojė raportet e tij ndaj qeverisė franceze si dhe
pėrgjigjet e te dytėve pėrpara se te arrinin ne duart e secilės
palė, kėshtu Aliu i dinte edhe qėllimet e Pukevilit dhe ato te
qeverisė franceze...
Kur me vonė Pukevili e mėsoi kėtė gjė, luajti mendsh, por Aliu,
duke qeshur, e pėrshėndeti me qetėsi dhe paternalisht (pėr t'i
tendosur akoma me shumė nervat me sa duket) kur ai largohej nga
Janina: "Mėsova, - i tha, - gjithēka, qė shkruaje kundėr meje
dhe te lavdėroj pėr zilinė. Te lumtė! Punove mjaft mire pėr
padronin tend dhe madje me tepricė". Pra, Pukevili pėrmend
histori tmerri pėr Aliun, te cilat do t'i kish zili dhe
romanderi me i madh i veprave te horrorit te Anglisė se
shekullit te kaluar. Dhe e shtrembėron historinė deri ne atė
pikė, saqė dhe vetė kritikuesit e Aliut, si Aravantini,
dekiarojnė se pėrcaktimet e Pukevilit janė pasionante dhe
fantastike, "shfaqin njė autor francez te romaneve" Zoto Molosi
e cilėson si "udhėheqės gjenial dhe revolucionar" Lord Bajroni,
qė e njohu nga afėr Aliun, e quajti "Pirro i Ri" apo "Luani i
Epirit" dhe "Bonapart". Simpoziumet qė u parashtronte Aliu te
huajve dhe itelektualėve tė Janinės, - thotė, - te kujtonin
Simpoziumet e Platonit.
Viktor Hygoi, ky demokrat dhe intelektual i madh, njė nga
figurat mė tė mėdha te njerėzimit, njė filohelen dhe adhurues e
helenėve te lashtė, thotė pėr Aliun: "Ishte i vetmi kolos qė
shekulli ynė mund t'i kundėrvėrė Napoleonit". Bajroni madje i
kushton mjaft vargje Aliut, ne poemėn e madhe "Childe Harold's
Pilgrimage". Historiani anglez Uilliam Miler shkruante se "Luani
i Janinės ėshtė rruga, qė te ēon drejt kryengritjes greke". Le
ti kthehemi pėrsėri tani gjykimeve te grekėve pėr Aliun.
Faqe:
1
- 2
-
3
- 4 |