| |
...vazhdim Protosingjelli i Patriarkanės Ikumenike, Athinagora
ne '"H (pj.2, f. 5, Athinė 1925) shkruan: "Fjala e fundit pėr te
(Aliun) nuk ėshtė thėnė ende, pothuaj te gjithė shkruan, duke
menduar ta paraqesin me ngjyrat me te gjalla, deri edhe si njė
pėrbindėsh te njerėzimit, tigėr te vėrtetė te etur pėr gjak
njeriu. Nga kaq vjet studime mbi historinė e Epirit dhe madje te
ngjarjeve te kohės se Ali Pashės, krijova idenė se shumica
shkruan ndoshta e shtyrė nga antipatia dhe jo nga gjykimi dhe
mendimi qė kishin ndaj tij. Drejt flet Protosingjelli, sepse,
nėse studion me kujdes historinė e kohės dhe rrjedhojėn e vepres
se Aliut, do te shohėsh domosdoshmėrisht ashpėrsinė e tij, por
asnjėherė ēnjerėzinė apo padrejtėsinė.
Do te shohėsh pėrpjekjen
pėr ēlirim dhe krijim te njė shteti te ri, ku te gjithė popujt
do te jenė te barabartė, shqiptarė, grekė, vllehė, te krishterė,
myslimanė, do te jenė te barabartė kundrejt ligjit, pa
padrejtėsi, pa te favorizuar dhe pa lypėsarė. Do te shohėsh
luftėn e egėr kundėr bejlerėve te pasur dhe koxabashėve dhe
dashurinė qė kishte pėr te populli i thjeshtė, i cili e quante "baba",
siē na pohon Kumas. Cilėt janė, pra, ata qė shtyhen nga
antipatia ndaj Aliut? Nuk ėshtė e vėshtirė te gjejmė ata, qė
Aliu i goditi pa mėshirė: Bejlerėt dhe koxabashėt si dhe
pasardhėsit e atyre qė dikur ishin marre me historinė. Poeti
Jani Vilara ishte njėri nga te parėt e poezisė dhe letėrsisė. Nė
Janinėn e Aliut u bė njė reforme arsimore, qė u desh te kalonin
150 vjet pėr te fituar te drejtėn.
Mėsuesit atje vareshin nga
direktivat e nėpunėsve te ministrive, por i shprehnin lirshėm
idetė e tyre dhe, nėse hasnin ndonjė problem me Patriarkanėn, i
mbronte Aliu. Atje u vendes gjuha popullore, sistemi monotonik,
zhdukja e gėrmave te panevojshme greke. Pra, Vilara shkroi njė
mbishkrim, i cili ėshtė vėnė mbi mur ne portėn e Himarės: "Mė
njohu Feathondi, me kish rritur Pirro, Aliu i pare me mban-
tepeleniot hero Padron i plotfuqishėm i anėve te Epirit dhe
gjeneral i pakrahasueshėm me shpatė ne dorė. Pesė mijė ushtarė
mban nėn vete vigjilentė gjithmonė dhe te patrembur ndaj armikut
te tij. Ne Janine pushon Luan burrėrori bir i Athinasė e i
edukuar nga Ari". Vilara ka shkruar gjithashtu dhe "Ode ndaj
pushtimit te Sulit", duke himnizuar Aliun. Poema nuk ka shpėtuar...
Shumė e konsideruan poemėn si lajkė. Por Vilara nuk ishte fare
tip i lajkatarit dhe kėtė e thekson dhe Kordati. Megjithatė,
nėse llogarisim se kundėr Sulit luftuan jo turq, siē na thonė
historianėt dhe i riprodhojnė ne vazhdim dhe poetėt, por emra te
mėdhenj te '21-shit, si Karaiskaqi, Andruco, Dhiako, Isko,
Pallaska, Vamadoti, Paneria, Gardhidoti, Griva, Zapa, Bakola dhe
sa tė tjerė, nėse llogarisim se lufta e Aliut me suliotėt ishte
njė dyluftim civil, ku e dretja ishte me anėn e Aliut, siē u
provua dhe u kuptua ne vazhdim dhe nga vetė suliotėt, atėherė do
te kuptojmė se Vilara nuk lajkatonte me "Odėn" e tij, por e
nėnkuptonte atė qė shkruante dhe ėshtė me te vėrtetė njė mungesė
humbja e kėsaj poemė.
Faqe:
1
- 2
-
3
- 4 |