| |
Kostumi i Bajronit
Vizita
nė Shqipėri i la mbresa tė thella Bajronit. Te shqiptarėt ai pa njė shpirt
tė veēantė, i cili ndezi imagjinatėn e tij poetike pėr tema ekzotike. Nė
shėnimet e mbajtura, kur ishte nė Shqipėri, pėr poemėn Shtegtimi i Ēajld
Haroldit, ai shkruante pėr shqiptarėt: Mė tėrheqin shumė me atė ngjashmėrinė
e tyre me Hajlanderėt e Skocisė, nė veshje, nė pamje dhe nė mėnyrėn e
jetesės.
Malet e tyre tė shumta ngjajnė me Kaledoninė dhe kanė njė klimė tė kėndshme.
Fustanellat e tyre tė bardha, veprimet energjike qė kryejnė dhe dialekti i
tyre, qė pėrngjan me tingujt keltikė, janė mbresėlėnėse. Si kujtim ai mori
njė kostum tradicional shqiptar, me tė cilin piktori Tomas Filips i ka bėrė
njė portret. Ky kostum ka njė histori mė tė gjatė. Ai aktualisht ėshtė i
ekspozuar nė Bowood Estates, Angli. Nė pėrshkrimin e udhėtimeve tė tij
Bajroni thotė: Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė
mos bėja ashtu, ankimi sdo tė kish dobi. Pėr fat tė mirė, era reshti dhe
vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė stere. Me ndihmėn e
vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do tu zė
besė naftėve turq, megjithėse pashai pati udhėzuar galeotėt e tij tė mė
shpinin nė Patra.
Prandaj do tė shkoj nė Mesalongj nga
stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa
ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru
dhe as jam i zoti ti radhit nė kokė, as ti shkruaj dot nė kartė, veēse nė
mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk jane tė gjithė myslimanė,
disa nga fiset janė tė krishtere Kurrė sdo ta harroj pamjen e mrekullueshme
me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė, kur po perėndonte dielli. Mė
solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti
kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe
sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me
fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e
jelek kadifeje tė kuqe, tė qėndisura me ojna tė arta), me jataganė e
pisqollė tė sermėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e
turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh, tė hapur nė ballė tė
pallatit dhe skllevėrit arabė nė galerinė e madhe, tė gjatė, me kuaj tė
vendosur nė njė qilar pėrposhtė, dyqind atllarė tė shaluar dhe gati tė sulen
nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet
e muezinėt qė thėrrasin ezanin nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me
pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė, sajonin njė skenė tė re gėzimi
pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe
sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka. Interesant
ėshtė fakti se Bajroni mori pjesė edhe ne varrimin e Marko Boēarit.
Mė 9 gusht 1823, Marko Boēari u vra duke
luftuar kundra ushtrisė sė Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i
Shkodrės. Vdekja Marko Boēarit u bė e njohur nė tė gjithė Europėn, ai i
kishte shkruajtur njė letėr Bajronit kur ky ishte rrugės pėr nė Mesollogji.
Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boēari kishte vdekur, dhe
mbajti njė fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombėta
shqiptar ose arvanitas. Pas pak kohėsh turko-egjiptianėt u pėrpoqėn ta
poshtrojnė varrin e Marko Boēarit, por arvanitėt (shqiptarėt) myslimanė u
sulėn kundėr tyre dhe i penguan tė poshtėrojnė varrin e heroit. Ata e morrėn
trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, me njė cermoni tė thjeshtė.
Njė dhuratė e shqiptarėve pėr mikun britanik
Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėrinė jugore e, mė saktėsisht, nė Janinė nė
vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise njė kostum tradicional
shqiptar. Do tė ishte pikėrisht bukuria dhe e veēanta e kėtij kostumi, qė nė
verėn e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips qė tė realizonte
portretin e famshėm tė lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti
titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i njė
fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me njė veshje ku
ndėrthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu tė njė njė
turbani qė i pėrngjan mė shumė njė shalli; e bardha e kėmishės dhe e
fustanellės me tė zezėn e kadifenjtė tė njė xhakete. Ai mban nė duar njė
jatagan i cili ka njė kėllėf tė purpurt e tė argjendtė. Portreti u vendos
asokohe nė Royal Academy dhe tani ėshtė i vendosur nė amasadėn britanike nė
Athinė. Megjithatė, ky nuk ishte i vetmi portret qė piktori i bėri Bajronit.
Nė 1835 dhe nė 1840 Filips pikturoi dy variante tė tjera tė kėtij portreti.
I pari iu dhurua mė 1862, nga i biri i piktorit, Galerisė Kombėtare tė
Portreteve (National Portrait Gallery) nė Londėr, ku vazhdon tė jetė i
ekspozuar aktualisht. Ndėrsa varianti i dytė, qė u komisionua nga Xhon
Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmės nė
Albermarle Street, Londėr.
Por ēu bė me kostumin shqiptar qė kishte lord Bajroni?
Bajroni ka pasur njė korrespondencė flėrtuese me Margaret Mercer Elfiston,
tė bijėn e lord Keitit, dhe mė 1814, ai i dhuroi asaj kostumin shqiptar duke
i sugjeruar qė ta pėrdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e
veēantė. Mė pas kostumi kaloi nėn zotėrimin e familjes Lansdoun dhe u
rizbulua nė vitin 1962. Njė nxėnėse qė studionte Bajronin, e quajtur Doris
Lenglej Mor, shkon nė familjen Landsdoun e, mė saktėsisht, nė Bowood House,
nė Ėiltshire pėr tė marrė materiale nė lidhje me kėtė familje dhe e njeh
kėtė kostum. Nė njė artikull tė publikuar nė Costume Society Journal nė
1971, Mor pėrshkruan emocionin qė pati ndjerė kur kishte mbajtur nė duar atė
kostum. Pasi u shfaq nė Muzeun e Kostumeve, nė Bath, kostumi shqiptar ishte
kthyer nė Bowood pėr tu ekspozuar. Pikėrisht dy jelekė tė marrė nga ky
kostum tashmė janė tė varur nė murin e dhomės nė tė cilėn qėndronte dikur
Mercer Elfinstoni. Kjo gjė tregon njė lidhje tė dukshme mes Bajronit dhe
Shqipėrisė.
Cilėt janė pronarėt aktualė dhe si pėrfundoi kostumi shqiptar nė duart e
tyre?
Rezidenca Bowood House & Gardens u ble nga duka i dytė i Shelburnit nė 1754,
nė njė gjendje gjysmė tė kompletuar dhe u pėrfundua para vitit 1760. Njė
pjesė e shtėpisė u shkatėrrua nė 1955, dhe pjesa e mbetur u riorganizua
mjaft mirė. Gjysma e asaj qė ka mbetur ėshtė e hapur pėr vizitorėt. Sėr
Uilliam Peti ishte stėrgjyshi i kėsaj familjeje dhe baronesha Shelburn ishte
gruaja qė ai e la tė ve. Djali i tyre i madh u bė markezi i parė i
Landsdounit. Ai njihej mė mirė si Shelburni qė ndihmoi Jozef Preslin,
kimistin e parė qė zbuloi formulėn e oksigjenit nė Bowood. Gjithashtu,
Shelburni ka pasur komunukime tė shpeshta edhe me Xhonsonin, Goldsmithin,
Hymen dhe Xhorxh Uashingtonin. Akti i tij mė heroik, pasi ishte bėrė
kryeminstėr, ishte negocimi pėr paqe me shumė tė rejat Shtete tė Bashkuara
tė Amerikės mė 1783. Djali i tij krijoi njė koleksion mahnitės arti dhe njė
librari madhėshtore. Nipi i tij u bė Guvernatori i
Pėrgjithshėm i Kanadasė, i Viceroit tė Indisė, si dhe sekretari i Jashtėm
pėr disa kohė. Ishte ky i fundit qė arriti nė Entente Cordial (Marrėveshje
mirėkuptimi) me Francėn nė vitin 1904 dhe, po ashtu, arriti qė tė vendosė
paqen nėpėrmjet negociatave me Gjermaninė nė vitin 1917. Janė pikėrisht kėta
disa prej njerėzve mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė kjo familje. Tashmė sende
personale e objekte tė tjera tė ndryshme tė pjesėtarėve tė kėsaj familjeje
qėndrojnė nė shtėpinė e transformuar nė muze, e cila ėshtė e zbukuruar nga
njė kompozim shekullor mobiljesh. Rreth shtėpisė shtrihen rreth 800 ha
lėndina, njė pyll i vogėl me pisha, njė kopsht lulesh, njė tempull i stilit
dorik dhe njė ujvarė spektakolare. Djali i markezit t tetė, lordi Shelburn,
mori nė dorė drejtimin e Bowood-it nė vitin 1972.
Ai hapi shtėpinė dhe ambientet rreth saj
pėr publikun nė vitin 1975 e, mė vonė, i ktheu stallat e kuajve dhe dhomat e
stallierėve nė ambiente ekspozimi, nė njė restorant dhe nė njė dyqan
dhuratash. Pikėrisht kėtu ėshtė i ekspozuar kostumi shqiptar i lord Bajronit.
Kostumi i ėshtė veshur njė manekini. Gjithashtu, nė ekspozim janė dhe maska
e vdekjes sė Napoleonit, gurėt e ēmuar tė Keitit dhe njė koleksion sa i
rrallė aq edhe i jashtėzakonshėm pikturash angleze, tė punuara nė akuarel,
ndėrmjet tė cilave qėndrojnė edhe punimet e tė njohurve Bonington dhe
Turner. Deri tani ky ėshtė stacioni i fundit i veshjes sė hershme shqiptare.
Fustanella shqiptare dhe historiku i saj Romakėt u frymėzuan nga fustanella
ilire kur krijuan veshjet e legjionarėve. Fustanella e famshme shqiptare
ishte njė veshje e zakonshme pėr burra nė shekullin XIII. Ajo ishte veshur
rregullisht nga fisi i dalmatėve, njėri prej fiseve ilire. Nė atė kohė ajo
quhej dalmatika. Megjithatė, ekzistojnė teori se fustanella e ka origjinėn e
saj shumė mė tė hershme dhe ka pasur pamjen e njė kėmishe tė gjatė qė quhej
linja, e cila kur lidhej nė mes nga njė shirit ngjasonte me fustanellėn.
Copa me tė cilėn bėhej veshja ishte nė varėsi tė statusit shoqėror tė
personit qė e mbante atė. Kėshtu, veshja mund tė ishte e leshtė nėse vishej
nga fshtarė, apo copė e kushtueshme nėse vishej nga tė pasurit. Megjithėse
fustanella ishte veshje tradicionale nė tė tėrė Shqiprinė, ajo nuk i
rezistoi kohės dhe mbeti si veshje tradicionale vetėm nė disa vende tė saj.
Etnografi hungarez, baroni Nopēa, besonte se fustanela shqiptare apo ilire,
ishte modeli mbi tė cilin u ndėrtua veshja ushtarake romake. Gjithashtu,
edhe pėr sa i pėrket ngjashmėrisė sė saj me kiltin keltik. Ai teorizon
gjithashtu se legjionarėt romakė tė vendosur nė Britani ushtruan njė ndikim
jo tė vogėl midis vendasve. Pjesė e kėtij ndikimi, sipas Nopēės, ėshtė edhe
fustanella qė romakėt e patėn marrė mė parė nga dalmatėt. Tė paktėn qė nga
shekulli XIV, filloi tė prodhohej njė veshje e fortė
pambuku, e cila u quajt fustan dhe qė kėtu e merr emrin fustanellė edhe kjo
veshje burrash. Megjithatė, evidencat arkeologjike tregojnė se fustanella ka
qenė njė veshje shumė e hershme. Provat arkelogjike mė tė rėndėsishme qė
hedhin dritė mbi lashtėsinė e kėsaj veshje janė: njė statujė e vogėl
qeramike e shekullit IV e.s., e cila ėshtė gjetur nė Durrės.
Kjo statujė paraqet njė burrė tė
veshur me njė fustanellė tė gjatė, tė cilėn e ka tė lidhur me dy breza qė
kryqėzohen nė kraharor; njė gur varri i shekullit III - IV e.s., i gjetur nė
Smokthinė (fshat pranė Vlorės), i cili tregon njė burrė tė veshur me
fustanellė. Njė gdhendje tjetėr, akoma mė e lashtė, ėshtė gjendur nė
Maribor, Slloveni, dhe tregon njė burrė tė veshur me njė fustanellė dhe dy
breza tė kryqėuar nė kraharor, pikėrisht si nė dy rastet e mėsipėrme. Kjo
gdhendje daton nė shekullin V p.e.s.
Ndoshta Bajroni e dinte se veshja qė po merrte nuk ishte veshja e njė
populli tė zakonshėm e pa histori.
Albert Hitoaliaj-Gazeta Panorama
Permbledhur nga Arber Bilbili
|
|