Oxhaku i Hysove

Familja e nė njė raport pėr Hapsburgėt cilėsohet si "familja mė bujare e gjithė Epirit".
Ajo i pėrkiste shtresės sė komandantėve ushtarakė apo tė bylykbashėve, pra shtresės sė atyre familjeve feudale tė zonave malore qė nuk kishin prona tė shumta tokėsore. Kėto mbaheshin e pasuroheshin kryesisht duke pajtuar e drejtuar njerėz me rrogė nė shėrbim tė forcave tė armatosura perandorake dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve brenda apo jashtė Shqipėrisė, ose duke marrė nėn mbrojtje fshatra e krahina kundrejt shpėrblimesh. Ndryshe nga ē’pretendohet nė disa gojėdhėna qė i paraqisin me prejardhje anadollake, meqenėse i pari i tyre paska qenė njė dervish i arratisur pėr krime nga rajoni i Anadollit, Hysot vinin nga njė familje e vjetėr labe, tė parėt e sė cilės kishin qenė tė krishterė, por qė u islamizuan pas pushtimit osman. Me rrėnjė tė vjetra nė krahinėn e Tepelenės, Hysot u dalluan si shtėpi bylykbashėsh nė fundin e shek. XVII, pikėrisht kur Perandoria Osmane filloi tė mbushte radhėt e forcave tė armatosura tė saj me ushtarė me pagesė. Pėrfaqėsuesi i saj nė mbarim tė shek. XVII deri nė mesin e dhjetėvjetorit tė dytė tė shek. XVIII ishte Mustafa agė Hysoja ose Muēo Hysoja. Nė dokumentacionin e kohės ai pėrmendet herė si ēaush jeniēerėsh e herė si dizdar i kėshtjellės sė Tepelenės, por kryesisht pėrmendet si njė aga i pasur e i fuqishėm qė ndiqej prej disa qindra trimash luftėtarė. Ai njihej gjithashtu si rebel dhe si njė nga krerėt e kryengritjes sė Labėrisė nė vitet 1704-1714 pėr tė mos paguar xhizjen, ndėrsa djemtė e tij dalin si sipėrmarrės tė kėsaj takse tė rėndėsishme shtetėrore nė krahinėn e Myzeqesė dhe tė Mallakastrės, tė cilėn mund ta vilnin, sidomos nė periudhėn e anarkisė feudale, vetėm feudalėt mė tė fuqishėm. Muēo Hysoja ishte njė nga krerėt labė mė nė zė dhe familja e tij, njėra nga mė tė shquarat e Labėrisė, qė kishte filluar tė ngjiste shkallėt e hierarkisė sė lartė administrative dhe tė rivalizonte me oxhaqet kryesore tė Shqipėrisė Jugore nė luftėn pėr pushtetin politik. Pjesėmarrja e Myftar bej Hysos si komandant ushtarak me rrogė nė luftėn veneto-osmane tė viteve 1714-1718 dhe vrasja e tij nė rrethimin e kėshtjellės sė Korfuzit nė vitin 1716 e rritėn rolin e tė birit, Veli Beut , si pretendent pėr kreun e sanxhakut tė Delvinės. Ky pinjoll i Hysove, qė kishte hyrė dhėndėr nė oxhakun e Mahmud pashė Konicės, arriti tė ngrihej nė radhėt e mirmiranėve dhe nė mesin e shek. XVIII u emėrua qeveritar i sanxhakut tė Delvinės me gradėn pashė. Por grindjet pėr pushtet vijuan dhe u acaruan mė tej, prandaj Veli pashė Hysoja nuk qėndroi gjatė nė pushtet. Pas vdekjes sė tij, rivalėt mundėn tė kapnin edhe tė venė e tij qė e burgosėn pėr disa muaj nė qytetin e fortifikuar tė Kardhiqit, pėr ta liruar pastaj kundrejt njė shpėrblimi e garancish tė miqve tė shtėpisė sė Hysove. Sidoqoftė kjo shtėpi tashmė ishte nė radhėt e oxhaqeve shqiptare. Nėn drejtimin e Ali Beut , djalit tė Veli Pashės, ajo do tė bėhej shtėpia mė e fuqishme e Shqipėrisė Jugore dhe e gjithė Shqipėrisė. Stėrnipi i Muēo Hysos dhe djali i Veli Pashės, Ali Beu, nuk e filloi karrierėn e tij si hajdut rrugėsh, sikurse mėtohet nė gojėdhėnat qė janė pasqyruar nė shumicėn e literaturės sė shkruar pėr jetėn e Ali pashė Tepelenės (1740-1822), e sidomos pėr dyzetė vitet e para tė jetės sė tij. Pėrkundrazi, ai u rrit e u edukua si tė gjithė djemtė e tjerė tė oxhaqeve feudale tė kohės sė vet. Ali Beu u arsimua si njė bir pashai dhe, duke u ndihmuar nga tė afėrmit dhe sidomos nga miqtė e shtėpisė sė vet, qė e kishin lidhur tė ardhmen e tyre me atė tė kėsaj shtėpie tė dėgjuar, u vu shpejt nė krye tė formacioneve ushtarake me pagesė tė krahinės sė vet aq tė kėrkuara nga qeveritarėt e ndryshėm tė sanxhakėve e sidomos nga valiu i Rumelisė. Si i tillė, ai u lidh me krushqi dyfishe me oxhakun feudal tė Asllanpashallive tė Gjirokastrės mė 1768 dhe u bė njė nga prijėsit ushtarakė mė tė dėgjuar. Pa arritur moshėn 40 vjeē, ai fitoi mė 1784 gradėn pashė nė rreshtat e ushtrisė perandorake tė Rumelisė. Po atė vit, pėr shkak se Selim pashė Koka kishte uzurpuar pushtetin e sanxhakut tė Delvinės duke vrarė tre vjet mė parė Mustafa Pashėn e Delvinės, Porta e Lartė e emėroi mytesarif tė kėtij sanxhaku. Me kėtė rast ai u urdhėrua nga sulltani qė, pasi tė shtinte nė dorė pushtetin, tė ndėshkonte me vdekje fermanliun Selim pashė Kokėn e pėrkrahėsit e tij kryesorė dhe tė vilte me forcė xhizjen e papaguar nga krahinat malore. Nė krye tė njė fuqie ushtarake tė madhe, me luftė dhe aspak me pabesi, pashai i ri zbatoi urdhrat e Portės sė Lartė dhe nė fundin e vitit 1784 mori nė dorė pushtetin e sanxhakut tė Delvinės. Pas tė atit ai u bė pashai i dytė i familjes sė Hysove qė qeverisi kėtė sanxhak. Edhe Aliu, qė i pėrkrahu djemtė e Selim Pashės, nuk lejoi t’u konfiskoheshin ēifligjet dhe nuk i arrestoi e i burgosi ata, siē pretendojnė, pa asnjė bazė, gojėdhėnat, nuk u kufizua vetėm me sundimin nė kėtė sanxhak. Tė ardhurat e atij sanxhaku tė vogėl nuk mjaftonin pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė sė tij mjaft tė madhe, prandaj Aliu synonte tė shtinte nė dorė sanxhakėt mė tė rėndėsishėm. Qysh nė fillim tė vitit 1785 kėrkoi qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės ose atė tė Janinės. Mė 1786 atij iu dha qeverisja e sanxhakut tė Tėrhallės dhe detyra e zėvendėskomandantit tė derbendėve, kurse nė mars tė vitit 1787, kur vezir Ahmet Kurt pasha i Beratit vdiq i helmuar si aleat i Mahmud pashė Bushatlliut, atij iu besua detyra e komandantit tė derbendėve. As i biri i vezirit tė helmuar, Mehmet Pasha i Ngurzajve, dhe as kunati i kėtij, Ibrahim Pasha i Vlorajve, qė hynė nė grindje midis tyre pėr punėn e trashėgimit tė pushtetit nė sanxhakun e Vlorės, nuk ishin nė gjendje tė kryenin atė detyrė. Por Ibrahim Pasha, i cili arriti tė merrte pushtetin nė Berat, nuk mungoi ta kėrkonte postin e derbend-pashės dhe tė rivalizonte me Ali Pashėn pėr njė kohė tė gjatė. Duke pėrfituar nga mungesa e mytesarifit tė sanxhakut tė Janinės, Alizoi Pashės, qė ishte larguar nga Shqipėria dhe ishte dėrguar nė frontin e luftės me Rusinė, pasi u mor vesh me Tahir Pashėn e Asllanpashallive (qė i kishte dhėnė Aliut vajzėn e vet pėr grua tė dytė) dhe, duke pasur pėrkrahjen e shtresave tė pasura tė qytetit e tė rrethit tė Janinės qė shihnin tek ai tė vetmin qeveritar, qė mund tė vendoste e tė ruante qetėsinė, ashtu siē kishte bėrė nė Thesali, Ali Pasha i Tepelenės hyri nė Janinė dhe vendosi sundimin e vet nė fund tė vitit 1787. Ai e vlerėsonte drejt Janinėn kur e quante “kyē tė Shqipėrisė”. Janina prej kohėsh priste njė qeveritar si ai pėr t’u bėrė me tė vėrtetė kyē jo vetėm nga pikėpamja strategjike e administrative, por edhe nga ana ekonomike, duke u shndėrruar nė qendėr e tregut ndėrkrahinor tė Shqipėrisė Jugore
Nga Arber Bilbili 
 

 

© 2003-2004 www.tepelena.com