| |
Petro Korcari
Ai ėshtė inxhinier Petro Korēari, pėr tė cilin
sot dihet shumė pak. Petro ka qenė kryearkitekt i sarajeve tė mrekullueshme
tė Ali Pashė Tepelenės. Shkrimtari Dhimitėr Shuteriqi nė librin Petro
Korēari na jep njė vizion mė tė qartė pėr figurėn e kėtij mjeshtri tė rrallė.
Ai u ėshtė referuar disa autorėve tė huaj si Likut (kėshilltar ushtarak
pranė Ali Pashės), Pukvilit (i dėrguari i N. Bonopartit) Hujcit etj. tė
cilėt kanė shkruar se Petro Korēari si kryearkitekt i vezirit tė Janinės,
ėshtė shembull i rrallė nė fushėn e ndėrtimit. Ai ka qenė inxhinier me
kulturė tė lartė dhe mund tė ketė kryer studimet nė Perėndim. Pėr njė
periudhė gati 10-vjeēare, ndėrtoi gjithė kalatė, sarajet, urat e e
Pashallėkut tė Janinės. Petro u ndikua nga kultura orientale, ishte
antifeudal, antiklerikal, dhe i lidhur me idetė progresiste tė kohės.
Petro Korēari ka lindur aty nga fillimi i vitit 1770 tė shekullit XVIII nė
Opar tė Korēės. Ndėrkohė qė thuhet se ka jetuar deri nė vitin 1840. Gjithė
karrierėn e tij ia kushtoi sarajeve dhe fortifikimeve nė Pashallėkun e
Janinės.
Ali Pashė Tepelena sundoi nė njė territor tė gjerė, dhe shumė rrallė e
pyeste Portėn e Lartė pėr punėt e pashallėkut. Kjo pavarėsi nuk e linte tė
qetė sulltanin. Gjendja nė tė cilėn ndodhej Aliu, e detyronte qė tė
ndėrtonte fortesa, pirgje pėr tė mbrojtur krahėt e veta. Pra Aliu kishte njė
oreks vigan pėr ndėrtime dhe Petro Korēari iu pėrgjigj kėtij oreksi me njė
veprimtari tė jashtėzakonshme. Tė dhėnat direkte pėr ndėrtimet qė bėri Petro
Korēari i kemi nga Liku e Pukvili. Ky i fundit ka parė gjithė ndėrtimet e
tij nė Janinė, Prevezė, Artė, Sul, Pėrmet, Gjirokastėr etj.
Liku thotė: Ai qė ka vizituar pallatin e
Tepelenės, pėrpara se tė digjej, nė janar tė vitit 1819, domethėnė ashtu siē
e kishte ngritur mjeshtri korēar, tregon se ai skish shoq, pėr madhėshti e
luks. Ndėrsa Hobahauzi, kur vizitoi kalanė e Tepelenės mė 1899 dhe kaloi ca
ditė aty me Bajronin, i bėri pėrshtypje madhėshtia e ndėrtesės. Nė Janinė,
Ali Pasha kishte tre pallate tė vetat dhe dy tė djemve tė tij, Myftarit dhe
Veliut. Pallati i parė mbante emrin Kastros (kėshtjellė), i dyti -
Lithoricin dhe i treti - Qoshku. Tė tre pallatet ishin ndėrtuar mbi liqen,
njėri nga ana e jugut, dy tė tjerė nga veriu mbi Siujdhesė, ku ishin dhe dy
pallatet e djemve. Udhėtarėt e huaj janė ēuditur nga luksi i tyre i
brendshėm.
Hjuzi, profesori i Universitetit tė
Kembrixhit, ka shkruar: Hymė nė pallat pėrmes njė vestbili qė shėrbente si
strehim, dhe qė aty, duke ngjitur njė palė shkallė tė gurta, nė katin e parė.
Pasi pėrshkruam njė sallė tė madhe prej 49 metrash ku qėndronin oborrtarėt,
na futėn nė njė sallon tė bukur tė mobiluar mirė. Dyshemeja ishte mbuluar me
njė qilim shumė tė madh Turqie, jastėkėt e divanėt prej kadifesė mė tė bukur
tė Qipros, dritaret me kanata tė mėdha xhami, gjithė dekorėt e kėtij pallati
qenė madhėshtorė. Mė tutje, duke dhėnė pamjen e sarajit ai thekson: Ishin tė
stilit mė tė mirė turk. Ndėrsa Pukvili gjykonte: Ato janė ndėrtuar si gjithė
veprat turke, por kanė tė veēantė afresket, pėr tė cilat punuan bojatitės
armenė.
Kėshtu, psh. nė pallatin e Veliut, djalit tė Aliut, nė tavan ishte pikturuar
qielli me diellin e zėnė, dhe njė kometė me bisht tė gjatė.
Pėr sarajet e Bonitės, pallatit tė preferuar tė Aliut, i cili ishte ngjitur
me Janinėn, Pukvili thotė: Fakti flet pėr shije tė gjerė evropiane tė Petro
Korēarit. Njė pallat tjetėr ishte ai i Prevezės, i cili lartėsohej buzė
detit. Pukvili kėtė e quante tė bukur pa masė. Ndėr sarajet e preferuara tė
Aliut, i ndėrtuar me mjeshtri tė rrallė nga Petro Korēari ishte ai i fshatit
Karkollopollo, pranė Janinės, ndėrsa atij tė Parmės, edhe pse qe i vjetėr,
iu bė konstruksioni i plotė.
Ali Pashė Tepelena zotėronte dhe njė numėr shumė tė madh shtėpish pushimi,
tė ndėrtuara nga mendja e ndritur dhe duart e arta tė Petro Korēarit. Kėto
shtėpi kishin pamjen e sarajeve tė vogla, sidomos nė viset rreth Janinės, nė
Muzhar, Xhegelovė, Stavraq, Delvinaq, Artė, Konicė-Pazar, pranė Artės etj.
Nė vitin 1805 Petroja pėrfundoi kalanė mė tė rėndėsishme, atė tė Sulit. Kjo
kėshtjellė mbrohej nga njė kolonė muresh. Atje u ndėrtua edhe njė saraj e
njė xhami. Kala tė tjera u ndėrtuan, si ajo e Nivicės, Shevasilit nė Butrint,
nė Porto-Palermo etj. Petro Korēarit, iu desh tė ndėrtonte e meremetonte njė
numėr tė madh urash, si psh. nė rrugėn Janinė-Strugė. Kjo rrugė kalonte edhe
nė qendra tė tjera, Leskovik, Kolonjė, Korēė. Pukvlili, i cili pėrshkroi
kėtė rrugė theksonte se atje qenė ndėrtuar 28 ura. Kėto ura ai i vlerėsoi si
tepėr solide.
Pra ndėrtimet e Petro Korēarit, si kryearkitekt nė Pashallėkun e Janinės,
pėrfshijnė qė nga fortifikimet e thjeshta dhe fare tė vogla deri te
ansamblet arkitekturore, tė cilat duke pėrjashtuar ato tė Stambollit, ishin
nga mė tė mėdhatė nė Ballkan. Merita e mjeshtrit oparak ishte se ai luajti
njė rol tė veēantė, qė flet pėr unitetin e arkitekturės shqiptare nė gjithė
hapėsirėn e ndėrtimeve tė Pashallėkut tė Janinės. Kėshtu, duke folur pėr
pallatin e Lathiricės, Hujzi i pėrshkruan shkallėt e gurta, ashtu siē i kanė
zakonisht shtėpitė shqiptare, po kėshtu edhe mjediset e brendshme. Pra nė tė
gjithė ndėrtimet e Petro Korēarit, pavarėsisht nga huazimet e pashmangshme,
sidomos ndikimit tė Lindjes, qė ka patur midis arkitekturės orientale dhe
vendeve ballkanike, ai mbetet njė arkitekt vendas. Ndėrtimet e tė gjitha
kategorive tė projektuara nga Petro Korēari i qėndruan kohės. Rrėnimi i madh
nuk erdhi nga dobėsia e tyre, por nga furia e otomanėve nė vitet 1820-1822.
Duke gjykuar nga ēthamė mė lart, themi se Petro Korēari ishte njė
kryemjeshtėr, me aftėsi tė rralla, organizues e drejtues nė fushėn e
arkitekturės, njeri me njė horizont e kulturė tė gjerė. Ndėrtimet e kryera
nga kjo figurė e jashtėzakonshme i shėrbejnė kulturės shqiptare dhe
specialistėve pėr nxitje e kėrkime tė frytshme nė fushėn e arkitekturės.
Qemal Gegollari
Permbledhur nga
Arber Bilbili
|
|