Sherbimi Sekret i Pashallekut

Drejtuesi i pashallėkut tė Janinės forcoi sė tepėrmi pozitat e tij duke, zgjeruar hapėsirat e kjo ndėrhyrje u bė nė kushte lufte mes Ali Pashait dhe armiqėve qė vinin nga jashtė e brenda pashallėkut. Nė kėto kushte fuqitė mė tė mėdha tė kohės, Rusia, Franca e Anglia kishin organizuar agjenturat e tyre nė Janinė nga ku informoheshin pėr ēdo plan tė Pashait. E nuk mungonin vetėm informatat por agjentura e tyre mundi tė organizonte edhe kryengritje tė mėdha me anė tė feudalėve, tė cilat kishin si qėllim tė mos lejonin bashkimin e pashallėkut tė Janinės me atė tė Shkodrės, pėr ta kthyer vendin nė njė fushė nga ku Perandoria Osmane sulmohej mė lehtė.

Tė njėjtin interes kishin edhe sulltanėt qė sunduan gjatė kohės sė qeverisė sė Ali Pashait. Kėta tė fundit synonin qė pashallėku tė mbetej i vogėl e i copėtuar qė ta pushtonin mė lehtė. Agjentura e Pashait Drejtuesi i pashallėkut tė Janinės duke parė situatėn rreth tij mori tė gjitha masat jo vetėm pėr tė siguruar pushtetin, por edhe pushtetin e tij. Qė kur ai mori postin e Derven Pashės qė i siguronte atij ruajtjen e rrugėve, ai organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė provincė tjetėr tė Perandorisė osmane.

 Kjo polici e informonte Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i interesonte tė Parit. Policia sekrete survejonte tė gjithė tė huajt, por duke mos harruar edhe grekėt e shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė, pashai informohej pėr ēdo kohė e lėvizje duke krijuar mundėsinė pėr tė parandaluar veprimtarinė kundra tij. Pėr personat qė dyshoheshin edhe letrat qė qarkullonin brenda pashallėkut lexoheshin nga njerėzit e Ali Pashė Tepelenės dhe shpesh herė edhe nė prani tė tij. Nė krye tė policisė sekrete qėndronin njerėzit mė tė besuar tė Ali Pashės. Mė i njohuri ka qenė Tahir Abazi. Nė kėtė post punoi edhe Thanas Vaja, i cili e kishte fituar besimin e sovranit. Nė kėtė rrjet tė agjenturės Ali Pashai organizoi njerėz tė profesioneve tė ndryshme duke nisur qė me emisarėt e tij diplomatikė, tregtarė, udhėtarė, mjekė, persona tė dėrguar jashtė shtetit pikėrisht pėr mbledhjen e informacioneve, ushtarakė e deri barinj.

Peng familja Agjentėt jashtė shtetit kėrkonte garanci nga personi siē ishte lėnia peng e fėmijėve apo personave tė tjerė tė familjes, nė mėnyrė qė ata jo vetėm tė ktheheshin nė kohėn e duhur nė Janinė por edhe tė kryenin sa mė mirė detyrėn e caktuar. Vllahija, Moldavia, Thraka e Maqedonia ishin tė mbushura me punonjės sė shėrbimit sekret tė Ali Pashait. Sipas dokumenteve franceze vetėm nė Korfuz pashai kishte 40 informatorė. Mes kėtyre njerėzve ishte edhe selihtari (mbajtėsi i shpatės) dhe bostanxhibashi (kopėshtari) i Sulltanit. Nė vitin 1810 nė shėrbim tė Ali Pashait u fut edhe Veziri i Madh (kryeministri) i shtetit osman, i cili i mbronte hapur interesat e sovranit tė Janinės nė Portėn e Lartė. Ēdo gjė qė ndodhte brenda dhomės sė Sulltanit i bėhej e ditur brenda 8 ditėve Ali Pashait, ndėrsa nga ana e kėtij tė fundit nuk mungonin edhe shpėrblimet e majme.

Penetrimi te Fuqitė e Mėdha Nė vitin 1809 Napoleon Bonaparti urdhėroi burgimin nė Vjenė tė tregtarit nga Janina Stavro Joanit, pasi ai dyshohej si agjent i Ali Pashė Tepelenės. Botimet greke pranojnė se Stavro shpenzoi pėr daljen nga burgu 14 mijė grosh, tė cilat mė vonė ia ktheu Ali Pasha. Nė vitin 1807 Rusia qė kishte pushtuar ishujt e detit Jon, tentoi tė shpėrthente njė kryengritje nė pashallėkun e Janinės, nė bashkėpunim me lidhjen e bejlerėve tė shqipėrisė jugore. Tentativa pėrfundoi me shumė agjentė rusė tė arrestuar dhe me ndėrprerjen e fijeve tė kėtij komploti, e kjo falė agjenturės sė Ali Pashės. Nė pashallėkun e Janinės nuk munguan as agjenturat e tjera, por tė pasuksesėshme. Konsulli i Napoleonit nė Janinė Pukėvili dhe vėllai i tij, qė kryente detyrėn e zėvendėskonsulit nė Prevezė organizuan agjenturėn pėrkatėse pėr tiu kundėrvėnė Pashait tė Janinės. Qėllimi i francezėve ishte diskretitimi i Alisė nė Stamboll, tė nxiste protesta dhe revolta nga pakėnaqėsitė... I vėnė nė dijeni pėr agjenturėn franceze, Ali pashė Tepelena filloi ēensurimin e fshehtė tė korespondencės diplomatike, kryesisht asaj me stambollin.

Mė 1808 kur Napoleoni po bėhej gati tė pushtonte pashallėkun e janinės, Pashai thirri njė gdhendės nga Malta qė pėrgatiti vulat e ministrit tė jashtėm tė Francės, tė ambasadorit tė tyre nė Stamboll, komandatit tė ushtrisė franceze nė Dalmaci, guvernatorit nė ishujt jonianė, konsullit tė Napoleonit nė Janinė si dhe nė shkodėr. Kėtė e pėrdori pėr tė lexuar tė gjithė korespondencėn qė mė pas edhe mund ta vuloste duke zbuluar kėshtu planin e pushtimit. Materialet e Mbledhura Ali Pasha i dėrgoi nė stamboll dhe rezultat i zbulimit ishte acarimi i Portės sė Lartė me Francqn, ndėrsa Shqipėria nuk u shkel nga forcat franceze.

Pas kėsaj francezėt filluan tė pėrdonin kodin shifror por edhe kėtė Ali Pasha e deshifroi duke i kėrkuar ndihmėn anglezėve tė cilėt gjetėn ēelėsin. Por edhe kėta tė fundit kishin krijuar nė Janinė agjenturėn e tyre. Mes kėtyre informacioneve tė gjetura nga historiani Ilir Ushtelenca nė arkivat e huaja, Ali Pashai krijoi tė parėn shėrbim informativ, tė cilėn e shtriu shumė gjerė. Mes kėtij shėrbimi, Ali Pashė Tepelena mundi tė shmangte tė gjitha prapaskenat pėr copėzimin e pashallėkut tė Janinės dhe sulmet pėr pushtimin nga fuqitė e mėdha. Ai organizoi njė polici sekrete e cila nuk ekzistonte nė asnjė provincė tjetėr tė Perandorisė osmane. Kjo polici e informonte Ali Pashė Tepelenėn mbi ēdo gjė duke filluar qysh nga veprimtaritė deri te bisedat e planet e kujdo njeriu qė i interesonte tė Parit
nga Arber Bilbili
 

 

© 2003-2004 www.tepelena.com