Veprat e Aliut

Ujesjelles i ndertuar nga Ali Pasha ne Bence
Sapo morri titullin "pasha i Janinės" nisi njė projekt ambicioz
veprash publike, duke ndėrtuar rrugė, lokale, duke permirėsuar
rrugt e komunikacionit dhe inkurajuar tregėtinė.Broughton
shkruan: Ka ndertuar ura mbi lumenj, diga nė kėneta, ka hapur
shumė rrugė, zbukurar fshatrat dhe qytetet me ndėrtesa tė reja.
Me sa duket Aliu synonte tė prezantohej si njė guvernant
shpirtgjerė dhe mbrojtės i popullit tė vet, duke permirėsuar
nivelin e jetesės.
Vepra tė tilla shėrbenin edhe su garanci nė rast tė ndonjė
revolte nga ana e popullit. Aliu i njihte mirė fatet e njė
regjimi tė decentralizuar, i izoluar nga territorret e veta dhe
nga popullsia e vet. Nė fund tė fundi ai vet kishte marrė fuqinė
edhe fal paaftėsi sė sė qeverisė otomane pėr tė kontrolluar edhe
pikat mė tė largėta tė Perandorisė. Pėrmirsimi i komunikacioneve
ishte i leverdisshėm si pėr Pashain si pėr popullsinė e
pashallėkut.
Gjatė viteve tė rinisė Aliu kishte mėsuar ti njihte
jashtzakonisht mirė tokat nė tė cilat mė vonė ndėrtoi
pashallėkun e vet.Kjo njohuri, si dhe shumė tė tjera tė fituara
nė fitet e rinisė, ishte shumė e dobishme pėr pashain. Udhėtar
tė shumtė si Leak e Broughton vunė re se pashai shpeshherė nuk
gjėndej nė Janinė, dhe kalonte shumė kohė duke lėvizuar nė
territoret e veta. Njė udhėtar europian pohoi se kishte mėsuar
nga burime tė sigurta se Aliu vizitonte, pa perjashtim, tė
paktėn njė herė nė vit tė gjitha fshatrat e veta.(Hobhouse
1813:121)1.
Pėrveē se i vizitonte kėto zona periferike Aliu kishte
ngritur njė rrjet tė gjerė informatorėsh lokal. Kėshtu Broughton
dhe Byron qė mė 1809 po prejektonin njė udhėtim drejt
Peloponezit u habitėn nga njohja perfekte e Aliut pė rrugėn qė
duhet tė pėrshkruanin. Ali Tepelena kujdesej shumė pėr
centralizimin e pashallėkut dhe ishte shumė i kujdesshem dhe i
kudogjendur ne tokat e tij, i kushtonte vėmėndjen mė tė thelle
dhe zonave mė tė largėta. Ndėrtimi i rrjetit rrugor tė zgjeruar,
hanet dhe magazinat kishin si synim kryesor lehtėsimin e
udhėtimeve tė pashait. Rezidenca dytėsore dhe verore u ndėrtuan
nė tė gjitha qytetet kryesore, qoftė pėr arsye strategjike qoftė
pėr arsye dashurie.
Ali ndėrtoi njė nga rezidencat dytėsore mė tė pasur dhe
madheshtore nė vėndlindjen e vet, nė Tepelenė. Kėto ndėrtime ,
mė shumė se pashait, iu shėrbyen popullsisė, tregtarve,
artizanve dhe shtegėtarve tė huaj. Punime tė tjera tė nisuara me
urdhėr tė Aliut ishin dhe bonifikimi i kėnetave. Ato nė veri tė
Artės u thanė me supervizim tė inxhenierve europin, dhe rritėn
ndjeshėm prodhushmėrinė nė kėto zona. Kėto vepra publike dhe
siguria e padiskutueshme e territoreve ndihmuan nė njė zhvillim
tė paparė tė tregtisė tė brėndshme dhe internazionale. Pirateria
e pėrhershme e Egjeut dhe Adriatikut bėnė qė interesi i tregarve
t'i drejtohej transportit tokėsor. Territoret e Aliut ishin
mjaft tė pėrshtatshme.Tė gjithė kėta element e bėnė ekonomine e
pashallėkut tė fortė dhe nė rritje kostante.
Katherine Elizabeth Fleming |