| |
Zonjės Katerina
Gordon Bajron - Prevezė, 12 nėntor 1809
Nėna ime e dashur, ka
ca kohė qė ndodhem nė Turqi: ky qytet ėshtė nė bregdet, por kam udhėtuar
thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė. Lashė Maltėn nė
luftanijen "Spider" mė 21 shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė.
Sė kėtejmi kam udhėtuar nja 150 milje gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė
Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i Pashait ėshtė Ali dhe e
mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: ėshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė
moēme, i Epirit dhe i njė pjese tė Maqedonisė.
I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeveris Morenė dhe ka
ndikim tė madh nė Egjipt. Me njė fjalė ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm
nė Perandorinė Otomane.
Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi prej tri ditėsh
nėpėr male, tė njė vendi me bukurira nga mė piktoresket, mora vesh se Ali
Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn
nė kalanė e Beratit. I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej
nė principatėn e tij, dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit nė Janinė tė mė
bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis; dhe ndonėse mė
kanė lejuar t'u jap peshqeshe robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė
send pėr harxhet e tjera. Hipur nė kuaj tė vezirit, dola pėr shėtitje dhe
pashė pallatet e tij e tė nipėrve; janė pallate madhėshtore, por tė
stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafshe. Pastaj kalova nėpėr male pėrmes
Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer), nė mė tė
bukurin vend qė kam pare (pėrveē Cintrės nė Portugali). Tė nėntėn ditė
arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė
prisnin udhėn.
Kurrė s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5
ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė
veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij
dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė;
me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e
jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė
tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban,
ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe
skllevėrit arapė nė galeri tė madhe, tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė
qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment,
kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė
thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e
jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e
njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i
vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.
Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi,
me shpatė madhėshtore etj. Veziri mė priti nė njė odė tė madhe tė shtruar me
mermer; njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e
rrotull me otomane tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė
madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rri nė shesh nė krah tė djathtė tė tij.
Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di
latinisht mė shėrben pėr kėtė rast. E para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse
jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s'kanė ide pėr
udhėtimet e pėr qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i
kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t'i dėrgoj nderimet e
tij nėnės sime, dhe ja tek po t'i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe
i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe
duar tė vogla tė bardha, dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe
paraqitja ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė
quante si birin e tij.Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė, mė
dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M'u lut
ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj si pimė kafe e duhan u
tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t'u
ēuditur se si turqit qė s'kanė tituj trashėgimi dhe ka vetėm pak familje tė
mėdha pėrveē sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė
nderonte mė shumė pėr fisin se pėr titullin tim Naltėsia e tij ėshtė
gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė
hijshme, sy tė larmė, dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i pritshėm dhe sillet me
atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin
e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē'duket nė fytyrė. Ėshtė tiran pa shpirt,
i ngarkuar me mizoritė mė tė tmerrshme, shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa
e quajnė Bonoparti muhamedan.
Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen
mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren francezėt, si mė tha edhe vetė. E
ēmojnė aq shumė sa i bėjnė lajka dhe francezėt dhe anglezėt, meqenėse
shqiptarėt janė luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e
faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar sa edhe
dorėmbarė, ata qė ngrejnė krye i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė
kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se kutia ishte e bukur, por sa pėr
surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s'e hante malli shumė as pėr
atė as pėr origjinalin. Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej
veshėve, duarve e tė tjera, tė ēudisin mjaft. Mua me tė vėrtetė m'u bė baba,
mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsirė. Bisedimet
e tjera midis nesh qenė lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.
Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo
kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm
e besnik. Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė, dhe kanė shumė mangėsi,
por asnjė poshtėrsi. Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe
gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve. I
rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn,
ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rrugėt e
prishura. Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i
vetėm. Gratė merren me punė, por kjo nuk duhet t'i lodhė shumė nė njė klimė
aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė det. Sot ėshtė kaq nxehtė
sa po tė shkruaj nė odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer
tė hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s'ka nė odė, veē pėr tė gatuar.
Nesėr nisem me njė rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj
pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin.
Dy ditė mė parė desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i
kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s'qe dhe aq e rreptė. Fleēeri
qante dhe bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė
shenjtorėve pėr ndihmė dhe moslemanėt - allahut qė t'i shpėtonte. Kapedani
ia dha tė qarit dhe u ul nė gjunjė dhe na tha t'i faleshim perėndisė, velat
u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata,dhe s'na mbetej t'ia
mbanim pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē
tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė "varr prej uji". Unė bėra ēmos ta
ngushėlloja, por duket se s'ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn
shqiptare (njė shark i madh) dhe u shtriva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.
Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu,
ankimi s'kish dobi. Pėr fat tė mirė era rreshti dhe vetėm na ngau drejt
bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn
pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t'u zė besė naftėve turq,
megjithėse Pashai pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra.
Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė
gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė
zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t'i radhit nė kokė,
as t'i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė
shqiptarėt. Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė.
Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre. Pėrbėjnė
trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė
rresht, dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė dhe s'kam parė ushtarė
kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e
Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam pare plot ushtarė spanjollė, francezė,
siēilianė dhe anglezė. Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė
shtrohesha nė sofrėn e tyre.
S'kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij),
pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na
mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy
athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin, nė asnjė mėnyrė
s'deshi ta pranonte shpėrblimin tim, por vetėm kėrkoi njė shkresė qė mė
priti mirė dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina mu pėrgjigj: "Dua tė mė
duash, jo tė mė paguash". Kėto qenė fjalėt e tija. Ēudi se sa pak shkon
paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė
lanė tė paguaj asgjė. Ndonėse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe
gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s'kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve
nė Maltė, sidoqė Sir A. Balli, guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe
pata vetėm njė shėrbėtor.
Biri yt i dashur Bajron
P.Sh. Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė
kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur sa nė
Angli mund tė kushtojnė 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn,
tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė. Janė krejt ndryshe nga
ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė
zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregullt. Janė krijesat mė tė bukura qė
mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė
Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e
djathtė nė zemėr, tė afėrmit puthen sa here piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē
dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si
gjithė bota ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė
atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.
Permbledhur nga Arber
Bilbili
|
|