| |
Nuk asnje dyshim se figura
me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera
eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise
se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.
Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740
deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena.
Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne
ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me
1716. I jati i Mukhtarit, Muēoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra
dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes
qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.
Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona
dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e
Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i
jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe
mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe
coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si
mutessarrif i Delvines.
Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj
Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte familja me nobel e
Toskeve te te gjithe Epirit nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10
vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme
ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa
burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj
poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i
Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u
mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por
ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo
ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te
motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe cnderuar.
Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec
arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i
pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e
tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga
Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe
i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.
Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e
Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore
qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete.
Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite
aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si bandit qe
shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e
Mesme policohej nga armatolet qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe
shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.
Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande
cubash me ndikim nė Thesali dhe anės se maleve tė Pindit gjate rinise.
Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallėku i Beratit
me nė krye Ahmet Kurt Pashėn, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru nė Berat.
Pashait te Beratit, Ahmetit, i bėri shume pėrshtypje bukurija dhe mencuria e
Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine
e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe
transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij,
por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij
te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e
Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin),
Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe
zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.
Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq.
Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me
te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje
konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga
Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe
pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua
posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e
Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se
Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte
qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te
rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.
Duke rekrutuar nje
force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga
Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e
mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne
1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen
e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit
te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e
tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe
udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.
Keto Materiale u mblodhen nga burime te
ndryshme ne Internet dhe Historia e Popullit Shqiptar, botim i Ministrise se
Arsimit.
|
|