Faqe KryesorePashallekuJetaAntologjiBajroniMediaEsktra

 

 

Nė fund tė 1787, kur Ali pashė Tepelena vuri nė dorė sundimin e Janinės, nė Shkodėr kishte dėshtuar ekspedita e parė ndėshkimore kundėr Kara Mahmud Pashės. Po nė kėtė kohė ose mė saktė nė fillim tė vitit 1788 hyri nė luftė kundėr Perandorisė Osmane edhe Austria. E gjetur nė luftė me Rusinė dhe me Austrinė, Porta e Lartė e miratoi shtrirjen e qeverisjes tė Aliut nė sanxhakun e Janinės, jo vetėm pse kishte nevojė tė madhe pėr forcat e tij luftarake, por edhe pse me kėtė veprim ajo synonte qė tė pengonte mundėsinė e marrėveshjes sė dy pashallarėve tė fuqishėm shqiptarė, tė cilėt dy vjet mė parė kishin qenė aleatė, dhe tė ndalonte kalimin e tyre nė anėn e Fuqive tė Mėdha.

Shtrirja e pushtetit tė Ali pashė Tepelenės edhe nė sanxhakun e Janinės, ose pėrqendrimi i qeverisjes sė sanxhakėve tė Tėrhallės e tė Janinės nė njė dorė tė vetme, krijoi bėrthamėn e Pashallėkut tė Janinės (1787). Ky pėrqendrim i dha dorė parisė feudale shqiptare tė bėhej klasė sunduese edhe nga pikėpamja ekonomike, duke u shndėrruar pronare e pjesės mė tė madhe e mė tė rėndėsishme tė kullotave, tė pyjeve dhe tė tokės sė punueshme tė kėtyre dy sanxhakėve. Kėshtu u krijua baza nga e cila kjo pari, nėn drejtimin e Ali Pashės, mundi tė shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjitha trojet e Shqipėrisė Jugore.

Ndėrsa pas nėnshkrimit tė traktatit tė paqes sė Kyēyk Kajnarxhisė, mė 1774, besimi i ēifligarėve shqiptarė te qėndrueshmėria e Perandorisė Osmane vetėm sa kishte filluar tė tronditej, pas 15 vjetėsh, kur ajo kishte hyrė nė luftė kundėr dy perandorive mė tė fuqishme evropiane, qė synonin ta copėtonin, mosbesimi u rrit bashkė me theksimin e rrezikut tė shembjes sė saj tė afėrme. Ashtu si pjesa kryesore e ajanėve shkodranė, pėrkrahės tė vezirit Bushatlli, edhe shumica e ajanėve tė Shqipėrisė Jugore, mbi tė cilėt mbėshtetej Ali pashė Tepelena, kujtonin se lufta e Rusisė dhe e Austrisė kundėr Perandorisė Osmane do tė sillte ndryshime tė rėndėsishme politike nė pjesėn evropiane tė kėsaj perandorie tė kalbur nga brenda.

Duke menduar pėr tė ardhmen e tyre, por nė tė njėjtėn kohė edhe pėr fatin e vendit ku sundonin, krerėt e parisė shqiptare synonin qė, pas dėbimit tė osmanėve, tė ruanin pushtetin nė atė pashallėk ku kishin pronat e tyre. Nė pėrshtatje me kėto interesa jetike u rrit nė radhė tė parė bashkimi i shtresės sė ēifligarėve rreth Aliut, i cili pėrcaktoi, sipas rrethanave, vijat e politikės sė pashallėkut tė ri. Nė politikėn e brendshme Ali Pasha veproi me shkathtėsi tė madhe, pėr tė mos i lejuar familjet e vjetra feudale, tė cilat kishin qenė mbėshtetja kryesore e Portės sė Lartė, tė bashkoheshin kundėr tij. Prandaj, ai i goditi me shpejtėsi duke shkatėrruar jo vetėm pushtetin e tyre politik, por edhe atė ekonomik. Pėr tė krijuar njė bazė sa mė tė gjerė e mė tė shėndoshė shoqėrore, Ali Pasha siguroi mbėshtetjen e familjeve tė vjetra kundėrshtare qė sundonin nė sanxhakun e Janinės, duke u dhėnė atyre jo vetėm ofiqe nė administratė e nė ushtri, por edhe prona e pasuri tė konfiskuara tė feudalėve tė vrarė, tė kapur apo tė arratisur.

Nė kėtė mėnyrė, bashkėluftėtarėt e vjetėr dhe tė rinj tė pashait tepelenas, sikurse edhe vetė ai, e rritėn pasurinė e tyre dhe nuk mbetėn rrogėtarė apo shėrbėtorė tė tij, siē pretendohet nė ndonjė studim pa asnjė mbėshtetje dokumentare.

Pėr mė tepėr, kjo shtresė e re sunduese, e pėrbėrė thuajse tėrėsisht nga shqiptarė, duke pėrdorur tė gjitha format, e shpejtoi ritmin e procesit tė ēifligimit dhe e shtoi numrin e ēifligjeve qė kishte nė zotėrim. Vetė Ali Pasha u bė ēifligari mė i madh. Ndryshe nga ajanėt me origjinė feudale-ushtarake tė shtresave tė larta dhe nga ata qė mė parė u pasuruan, e pastaj vunė nė dorė pushtetin, paria sunduese e sanxhakėve tė Janinės dhe tė Tėrhallės me Ali Pashėn nė krye e shumėfishoi pasurinė pasi mori pushtetin nė duart e veta. Mirėpo ekonomia ēifligare lidhej ngushtė me ekonominė qytetare.

Edhe Ali pashė Tepelena, ashtu si Mahmud pasha i Shkodrės, ishte i interesuar pėr njė zhvillim tė shpejtė tė ekonomisė qytetare qė pėrbėnte njė burim tjetėr tė madh pasurimi. Prandaj ai e pėrdori pushtetin politik nė shėrbim tė zhvillimit ekonomik tė vendit. Pasi zhduku njė numėr familjesh tė mėdha feudale, ai shpartalloi, dėboi jashtė kufijve ose i nėnshtroi duke i futur nė shėrbimin e tij thuajse tė gjitha bandat, qė mbillnin pasigurinė ndėr banorėt ose qė pengonin me grabitjet e tyre qarkullimin e lirė tė mallrave. Me pėrjashtim tė viseve pėrreth malėsisė sė Sulit, ku kohė mė kohė sulmonin ēetat e suliotėve, thuajse kudo nė pashallėk u vendos qetėsia. Pa cenuar privilegjet e parisė sunduese vendase, por edhe pa i lejuar asaj tė kryente veprime arbitrare, Ali Pasha tregoi kujdes tė veēantė pėr mbrojtjen e jetės dhe tė pronės sė shtresės sė pasur zejtare e tregtare, pa bėrė dallim nėse i pėrkiste kombėsisė shqiptare apo greke dhe nėse ishte myslimane, hebraike apo e krishterė. Kėshtu ai siguroi pėrkrahjen e kėsaj shtrese.

Nė tė njėjtėn kohė, pėr tė tėrhequr pas vetes popullsinė e besimeve tė ndryshme tė pashallėkut, Ali Pasha lejoi ushtrimin e lirė tė veprimtarisė sė institucioneve fetare tė tė gjitha llojeve dhe inkurajoi si arsimin fetar, ashtu edhe atė laik. Nė kėtė mėnyrė sundimtari i ri mundi tė afronte edhe klerin, e sidomos atė ortodoks. Duke qenė se shtylla kryesore e sundimit tė vet ishte ushtria, Ali Pasha vėmendjen kryesore ia kushtoi asaj. Themelin e kėsaj ushtrie e bėnin ushtarėt me rrogė, me prejardhje kryesisht nga malėsitė e varfra tė Shqipėrisė Jugore. Kėta ushtarė tė varfėr plotėsonin nevojėn e jetesės sė familjeve tė tyre me rrogat qė merrnin dhe pėr kėtė arsye interesat e tyre ishin tė lidhura me ato tė parisė feudale sunduese, sė cilės i shėrbenin. Krahas ushtarėve shqiptarė, nė forcat e armatosura tė Pashallėkut tė Janinės, veēanėrisht pėr ruajtjen e grykave e tė rrugėve, bėnin pjesė gjithashtu me rrogė edhe reparte malėsorėsh vllahė e grekė, martallozėt ose armatolėt, tė cilėt dikur pėrbėnin repartet e vetėmbrojtjes fshatare kundėr arbitraritetit fedual. Tani kėtė detyrė e kryenin forcat e derbendėve tė Aliut.

Nė rast nevoje mobilizoheshin me detyrim edhe forcat e esnafeve qytetare, si dhe forcat fshatare nga ēifligjet. Nuk munguan tė pajtoheshin e tė shėrbenin nė ushtrinė e Pashallėkut tė Janinės edhe ushtarė me pagesė nga Shqipėria Veriore e Verilindore. Ushtria ndahej nė reparte kėmbėsore, qė pėrbėnin forcėn kryesore tė saj, por nė tė filluan tė dukeshin edhe bėrthama kalorėsie e artilerie. Pashallėku u pajis edhe me njė aparat administrativ e gjyqėsor sipas organizimit osman, me ndryshimin e rėndėsishėm se pranė ēdo myteselimi ose qeveritari krahinor, u krijua njė kėshill i pėrbėrė nga paria myslimane ose ajanėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave myslimane, dhe nga paria e krishtere ose koxhabashėt, tė cilėt ishin pėrfaqėsuesit e krahinave tė krishtere. Veē kėsaj, vendimet gjyqėsore apeloheshin nė Janinė e jo nė Stamboll dhe nė krye tė kėtij aparati, pėrveē myslimanėve me pėrvojė, Ali Pasha tėrhoqi njė varg kėshilltarėsh dhe sekretarėsh nga elementi i krishterė. Nė krye tė aparatit tė pashallėkut qėndronte vetė Aliu si njė sundimtar absolut. Ai ndihmohej nga njė kėshill i lartė apodivan, qė pėrbėhej nga djemtė e tij si dhe nga miqtė mė tė ngushtė e mė besnikė, sikurse ishin Thanas Vaja, Jusuf Arapi, Tahir Abazi, Meēo Bono, Veli Gega, Hysen Poda, Dalip Pėrmeti, Dervish Hasani, Ago Vasjari, Mehmet Myhyrdari etj.

 Pėrveē pushtetit ekzekutiv, Ali Pasha kishte kthyer nė pronė private tė tij edhe thesarin, i cili nėn kujdesin e tij tė veēantė, ishte gjithmonė nė gjendje tė pėrballonte shpenzimet. I ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ky aparat i shėrbente pushtetit tanimė autonom tė shtresės sunduese tė ēifligarėve vendas, e cila ndonėse nuk ishte shkėputur plotėsisht nga varėsia politike e pushtetit qendror, qeveriste nė mėnyrė autonome, kurse me dėbimin e osmanėve, ajo synonte tė krijonte shtetin e vet tė pavarur. Udhėheqėsi i saj mbajti lidhje tė rregullta me pushtetin duke shlyer gjithė detyrimet financiare ndaj arkės perandorake, pėr tė mėnjanuar ēdo konflikt tė parakohshėm dhe pėr ta pėrdorur atė nė dobi tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė pashallėkut e tė shkėputjes sė tij nga kjo vartėsi e Stambollit.

Pėrforcimi i pushtetit brenda pashallėkut dhe shtrirja e tij kryesisht nė troje shqiptare, pėr tė arritur pastaj nė shkėputjen nga varėsia e Portės sė Lartė, ndodhėn nė kushtet kur u shtrua mundėsia e dėbimit tė osmanllinjve nga Evropa, qė pėrbėnte njėherazi qėllimin kryesor tė veprimtarisė sė Ali Pashės nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVIII. Nė pėrputhje me kėtė qėllim ai ndoqi njė politikė tė dyfishtė: synonte tė shfrytėzonte nė dobi tė vet, sa tė qe e mundur mė shumė, konfliktin midis Perandorisė Osmane e fuqive armike tė saj, si dhe konfliktet midis vetė Fuqive tė Mėdha evropiane, qė cenonin drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi ekzistencėn e shtetit osman dhe qė lidheshin nė njė farė mase edhe me tė ardhmen e Pashallėkut tė Janinės dhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Pasi forcoi pozitat e veta duke marrė pjesė nė luftė, nė frontin e Danubit gjatė vitit 1788, Ali Pashės iu desh tė ndeshej me njė besėlidhje tė kapedanėve suliotė dhe tė qeveritarėve tė sanxhakėve tė Delvinės e tė Vlorės, tė cilėn e pėrkrahėn autoritetet osmane pėr tė ruajtur anarkinė feudale nė Shqipėrinė Jugore.

Tė shqetėsuar prej ardhjes nė fuqi tė Ali Pashės nė sanxhakun e Janinės, sunduesit osmanė mbajtėn qėndrim armiqėsor ndaj tij. Ata strehuan nė zotėrimet e tyre feudalėt e ndjekur dhe tė shpronėsuar nga sundimtari i Janinės, nxitėn dhe ndihmuan me armė, me municione e me ushqime suliotėt e himariotėt, u premtuan atyre ndihmė kundėr Ali Pashės dhe ndėrhynė qė paria ēame dhe pashallarėt e Delvinės e tė Beratit tė lidheshin kundėr tij. Tė inkurajuara nė kėtė mėnyrė, tė gjitha kėto forca filluan tė lėvizin. Sidomos suliotėt dendėsuan sulmet e tyre kundėr trafikut tė rrugės Janinė-Artė.

Prania e malėsisė sė panėnshtruar e tė vetėqeverisur tė Sulit dhe veprimtaria e banorėve tė saj pėrbėnin pėr pashallėkun njė rrezik tė brendshėm qė duhej mėnjanuar me ēdo mėnyrė. Kėta malėsorė trima e guximtarė, tė vendosur nė njė vend strategjik, 50 km nė jugperėndim tė Janinės, jo vetėm shqetėsonin rrugėt e

pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin vėnė “nėn mbrojtje” kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose t’i afronte qė t’u shėrbenin interesave tė tij, tė pashallėkut, ose t’i nėnshtronte me forcė. Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik, dhe pėr t’i dhėnė fund anarkisė.

Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė ishin kurdisur prapa krahėve tė tij. Lufta e Ali Pashės kundėr suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė, Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės, mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij, tė cilėt mundi t’i shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn “mbrojtjen” e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt e tė besėlidhurve armiq tė tij.

Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė, sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra t’i ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front. Ndėrkohė luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt. Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė, Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr Rusisė. Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe t’i dorėzonte princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik.

Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u zotua t’i trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij. Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria qendrore. Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga sundimi i gjysmėhėnės dhe t’i fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi.

Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to. Nė muajin korrik 1792 Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė.

Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e Lartė, e cila ndėrhyri pėr t’i pajtuar, duke vendosur marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė Beratit. Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė, si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij. Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė arenėn ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut.

Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797 sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e Pashallėkut tė Janinės. Sukseset e forcave tė armatosura nė Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė t’i paraqiste Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.

Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit. Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės. Nė sajė tė kėsaj pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit. Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo.

Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake. Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit.

Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet. Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare. Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora.

Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre. Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.

 Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm.

Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi. Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut.

Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit. Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.

 Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij. Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore.

~ Marre nga Historia Shqiptare ne bashkepunim me Z.Arber Bilbili dhe faqen www.tepelene.tk