| |

pronat feudale, por kishin arritur tė dėbonin njė varg feudalėsh
nga 60-70 fshatra pėrreth malėsisė sė tyre, tė cilat i kishin
vėnė nėn mbrojtje kundrejt njė rente tė rregullt nė prodhime e
nė tė holla. Pėr ta mėnjanuar rrezikshmėrinė e suliotėve, pėr
Aliun kishte vetėm dy zgjidhje: ose ti afronte qė tu shėrbenin
interesave tė tij, tė pashallėkut, ose ti nėnshtronte me forcė.
Duke i mbetur besnikė lidhjeve tė tyre tė vjetra me Republikėn e
Venedikut, suliotėt nuk pranuan propozimet e Ali Pashės pėr
marrėveshje. Kėshtu filloi lufta e gjatė dhe e vėshtirė qė
ndėrmori Ali Pasha kundėr anarkisė feudale brenda vendit. Kjo
luftė u gėrshetua edhe me orvatjet e tij pėr tė nėnshtruar
sanxhakėt e Shqipėrisė Jugore nėn njė pushtet tė vetėm politik,
dhe pėr ti dhėnė fund anarkisė.
Nė shkurt tė vitit 1789 ushtria e Janinės, qė u nis kundėr
malėsisė sė panėnshtruar tė Sulit, u detyrua tė tėrhiqej pėr
shkak tė kundėrsulmit tė malėsorėve trima, por edhe pėr shkak tė
komplotit tė madh tė mytesarifit tė Janinės, qė u pėrgatit nga
feudalėt kundėrshtarė pėrreth pashallėkut. Ali Pasha pėrfundoi
menjėherė paqen me suliotėt, tė cilėve u pagoi shuma tė
konsiderueshme dhe iu vu punės pėr tė mėnjanuar ngatėrresat qė
ishin kurdisur prapa krahėve tė tij. Lufta e Ali Pashės kundėr
suliotėve e kishte favorizuar lidhjen e njė marrėveshjeje midis
agallarėve tė Ēamėrisė dhe sundimtarėve tė sanxhakėve tė
Delvinės dhe tė Vlorės. Kėta nuk e shihnin me sy tė mirė ardhjen
nė fuqi tė Ali pashė Tepelenės dhe pėrforcimin e pushtetit tė
tij pėr shkak tė pasojave ekonomike e ushtarake qė do tė sillnin
ato nė sanxhakėt e tyre. Nėn ndikimin e njė shqetėsimi tė tillė,
Ibrahim pashė Vlora, rivali i Aliut pėr postin e derbend-pashės,
mori nga valiu i Rumelisė pėr vitin 1789 sipėrmarrjen e tė
ardhurave tė krahinės sė Korēės, qė qeveritari i Janinės e
kishte marrė njė vit mė parė. Mirėpo Ali Pasha nuk hoqi dorė dhe
e mbajti sipėrmarrjen me forcė, duke zhvilluar luftime nė zonėn
Kostur-Bozhigrad-Korēė kundėr rivalit dhe tė besėlidhurve tė tij,
tė cilėt mundi ti shpėrndante. Gjatė kėtyre luftimeve ndėshkoi
fshatrat e Hormovės dhe tė Leklit, qė dikur kishin qenė nėn
mbrojtjen e shtėpisė sė tij dhe qė tani bėnin pjesė nė radhėt
e tė besėlidhurve armiq tė tij.
Rivaliteti midis qeveritarėve tė Janinės e tė Beratit, i
shkaktoi ngatėrresa tė mėdha Aliut: Porta e Lartė, pėr tė
mėnjanuar sherrin midis dy rivalėve, ia hoqi Ali Pashės
qeverisjen e sanxhakut tė Tėrhallės si dhe detyrėn e
derbend-pashės dhe ia dha kėtė dhėndrit tė sulltanit, Beqir
Pashės. Mirėpo ky nuk mundi tė vendoste rregullin e qetėsinė,
sepse forcat ushtarake qenė lidhur me Aliun e i mbetėn besnike
atij. Valiu i Rumelisė kėrkoi me ngut qė ato detyra ti
ktheheshin Aliut, sepse vetėm ai ishte nė gjendje tė vendoste
qetėsinė dhe tė rekrutonte ushtarė pėr nė front. Ndėrkohė
luftimet nė frontin rus nuk shkuan mbarė pėr osmanėt. Kjo e
nxiti Ali Pashėn pėr tė krijuar pa humbur kohė lidhje me rusėt.
Duke iu bindur thirrjes sė sulltanit pėr tė shkuar nė luftė,
Aliu nuk ndenji atje veēse aq kohė sa iu desh qė tė hynte nė
letėrkėmbim me princin Potjomkin. Ky i premtoi njė marrėveshje
tė favorshme dhe e shtyti tė vazhdonte tė pengonte dėrgimin e
forcave ushtarake tė pashallarėve shqiptarė nė luftėn kundėr
Rusisė. Nė shkurt tė vitit 1791, Ali Pasha zhvilloi bisedime tė
reja me njė diplomat rus, tė cilit i deklaroi se ishte gati tė
merrte anėn e Rusisė nė qoftė se i jepeshin garanci se pas
luftės do tė mbetej i pavarur. Kurse nė muajin qershor i kėrkoi
komandantit tė flotiljes ruse nė detin Mesdhe ti dorėzonte
princit Potjomkin propozimet e veta pėr njė aleancė ushtarake
dhe pėr tė diskutuar pėr fatin e mėtejshėm tė Pashallėkut tė
Janinės pas dėbimit tė osmanėve nga Gadishulli Ballkanik.
Ali Pasha premtoi tė merrte pjesė nė njė kryengritje antiosmane
tė shqiptarėve dhe tė grekėve. Pėr kėtė qėndrim ai kėrkoi
sigurime pėr njohjen e tij si zot e sundues i pashallėkut, pėr
njohjen e kufijve tė territorit qė do tė zotėronte dhe pėr
ushtrimin e lirė tė fesė nga myslimanėt. Nga ana e vet ai u
zotua ti trajtonte njėlloj si myslimanėt, ashtu edhe tė
krishterėt nė administratė e nė ushtri dhe pranonte qė Rusia tė
kishte tė drejtėn e mbrojtjes sė tė krishterėve nė shtetin e tij.
Ali Pasha kėrkoi gjithashtu qė, nė rast se kryengritja do tė
dėshtonte, Rusia ta merrte nėn mbrojtjen e saj pėr ti shpėtuar
ndėshkimit tė sulltanit. Mė nė fund, ai pranoi qė, si garanci tė
dėrgonte peng nė Petėrsburg njėrin nga djemtė e vet, i cili tė
mėsonte atje artin ushtarak rus. Mirėpo, pėr kėtė ēėshtje kaq tė
rėndėsishme
Faqe:
1
- 2
- 3
- 4
- 5 |