| |

...atij iu tha se duhej tė priste pėrgjigjen nga qeveria
qendrore. Propozimeve tė lartpėrmendura, qė shprehnin dėshirėn e
Ali Pashės pėr tė siguruar pas fitores mbi osmanėt pozitėn e vet
si sundimtar i njė shteti shqiptar, qeveria ruse nuk u dha
pėrgjigje. Sė pari, si qeveri e njė populli tė madh ortodoks, qė
i kishte vėnė detyrė vetes tė ēlironte popujt e krishterė nga
sundimi i gjysmėhėnės dhe ti fuste nėn zotėrimin e saj, Rusia
nuk mund tė pranonte sundimin e njė princi mysliman mbi tė
krishterėt shqiptarė e grekė dhe, sė dyti, ishte koha kur lufta
me Perandorinė Osmane po merrte fund. Nė fillim tė vitit 1792 u
nėnshkrua traktati i paqes nė Jashi.
Ndėrsa qeveritari i Janinės zhvillonte bisedimet me diplomatėt
rusė dhe priste pėrgjigjen e oborrit rus, suliotėt ia filluan
njė fushate plaēkitjesh qė zgjati nga pranvera e vitit 1791 deri
nė mbarim tė tij. Pėrveē fshatrave dhe rrugėve tregtare, ata
sulmuan dhe plaēkitėn krahinat e Paramithisė, Margėllėēit dhe
Artės. Kėto veprime i shtrinė deri nė fshatrat e Pindit. Kėshtu
ata ndezėn zemėrimin jo vetėm tė ēifligarėve, por edhe tė
fshatarėsisė sė dėmtuar rėndė dhe tė zejtarėve e tė tregtarėve
tė Janinės, tė Artės, tė Paramithisė, tė Margėllėēit etj., dhe
tė qyteteve tė lidhura ekonomikisht me to. Nė muajin korrik 1792
Ali Pasha, i lidhur me agallarėt e bejlerėt ēamė si dhe me
krerėt e armatolėve tė fshatrave tė dėmtuara, sulmoi malėsinė e
Sulit pėr ta nėnshtruar, meqenėse edhe kėtė herė, krerėt e saj
kishin refuzuar ēdo lloj marrėveshjeje. Por edhe kėtė herė sulmi
i pashės sė Janinės dėshtoi, mbasi nėn nxitjen e agjentit rus nė
Korfuz, L. Benaqi, u krijua njė besėlidhje e re e feudalėve tė
sanxhakėve fqinjė dhe e kapedanėve suliotė.
Ali Pasha mėnjanoi mė parė suliotėt. Besėlidhja nuk arriti tė
hynte nė veprim, sepse Aliut i erdhi nė ndihmė edhe Porta e
Lartė, e cila ndėrhyri pėr ti pajtuar, duke vendosur
marrėdhėnie krushqie midis qeveritarėve tė Janinės dhe tė
Beratit. Gjatė viteve 1787-1797 Ali Pasha kishte mundur tė
shtrinte pushtetin e vet vetėm nė njė territor tė ngushtė qė
kapte krahun e djathtė tė lumit Vjosė deri nė krahun perėndimor
tė vargmalit tė Pindit, d.m.th. hapėsirėn Konicė-Kėlcyrė-Korēė,
si dhe krahinat e Artės. Por ky pushtet bazohej mė shumė nė
sipėrmarrjet e tė ardhurave tė tyre dhe nė pėlqimin e valiut tė
Rumelisė e tė Kapedan Pashės se sa nė forcėn e armėve tė tij.
Sidoqoftė, me kėtė pėrfundoi faza e parė e pėrpjekjeve pėr
forcimin e pashallėkut. Suksesin mė tė madh pėr shtrirjen drejt
bregdetit dhe nė Shqipėrinė Jugore Ali Pasha e arriti nė vitet e
fundit tė shek. XVIII, kur ndodhėn ngjarje tė mėdha politike nė
arenėn ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė Republika Franceze kishte
filluar luftėrat pushtuese. Armata e Italisė, qė komandohej nga
gjeneral Napoleon Bonaparti, pasi nėnshtroi njė numėr shtetesh
italiane, nėnshtroi edhe Republikėn e Venedikut.
Me nėnshkrimin e traktatit tė Kampo Formios midis Republikės
Franceze dhe Perandorisė Austriake iu dha fund nė vitin 1797
sundimit nė kėtė trevė tė shtetit venedikas, zotėrimet e tė
cilit nė ishujt dhe nė bregdetin Jonian u vunė nėn sundimin
francez. Kėshtu kufijtė e Francės u shtrinė deri nė kufijtė e
Pashallėkut tė Janinės. Sukseset e forcave tė armatosura nė
Itali, i dhanė dorė gjeneral Bonapartit qė ti paraqiste
Direktoratit planin e sulmit kundėr kolonive angleze, tė cilat
pėrbėnin burimin kryesor tė potencialit ekonomik tė Anglisė. Ky
plan do tė fillonte me depėrtimin e njė armate franceze nė
Egjipt. Direktorati e miratoi planin edhe pse depėrtimi me luftė
nė Egjipt do ta armiqėsonte me Perandorinė Osmane.
Pėr tė lehtėsuar ndėrmarrjen ushtarake nė Egjipt, Franca
pėrkrahte fuqizimin e pashallarėve tė Rumelisė dhe prirjet e
tyre vetėqeverisėse nė dėm tė pushtetit qendror tė sulltanit.
Komandanti francez i Korfuzit u urdhėrua ta pėrkrahte Ali pashė
Tepelenėn nė forcimin e pushtetit tė tij brenda pashallėkut dhe
jashtė tij. Pėrforcimi i kėtij sundimtari shqiptar, theksonte
Bonaparti, ishte nė interes tė Republikės. Nė sajė tė kėsaj
pėrkrahjeje, qė e shfrytėzoi nė dobi tė synimeve tė tij, Ali
Pasha ndėrmori nė gusht tė vitit 1797 njė sulm tė befasishėm
kundėr bregdetit shqiptar tė Himarės. Para kėsaj, me lejen e
francezėve, kishte futur flotiljen e tij nė kanalin e Korfuzit.
Si rrjedhim, ai shtiu nė dorė pjesėn kryesore tė kėtij bregdeti
qė nga Butrinti deri nė Porto Palermo.
Kėto pushtime ishin njė hap i rėndėsishėm pėr shtrirjen e
mėtejshme tė pushtetit tė Ali Pashės nė Shqipėrinė Jugore. Duke
u njohur banorėve tė kėtyre trevave privilegjet e tyre dhe duke
i trajtuar mirė, ai i ktheu ata nė rezervėn e vet ushtarake.
Pėrparimin pėrtej Porto-Palermos nuk e ndalėn aq forcat e
bashkuara tė Xhafer Pashės sė Vlorės dhe Mustafa Pashės sė
Delvinės, sesa ndėrhyrja e Ibrahim pashė Bushatlliut, qė u
dėrgoi ushtri osmanėve, si dhe aleanca ruso-osmane qė u krijua
nė kėtė kohė kur Bonaparti filloi fushatėn kundėr Egjiptit.
Faqe:
1
- 2
- 3
- 4
- 5 |