Ali Pashe Tepelena

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

       
 



Tani sundimtarit tė Janinės i erdhi rasti pėr t’u kthyer kundėr Francės dhe pėr tė shtėnė nė dorė ish-zotėrimet venedikase nė bregdet. Napoleon Bonaparti dėrgoi adjutantin e tij pėr t’i kėrkuar Aliut tė mbante anėn e Francės kundrejt premtimit se do t’ia rriste shumė lavdinė e tij, ose tė mbante tė paktėn neutralitetin nėse nuk mund tė merrte pjesė aktive nė kryengritjen e pashės sė Vidinit, Pasvan Ogllusė, qė i shkaktoi shqetėsime Stambollit. Por Aliu, me tė marrė vesh aleancėn anglo-ruso-osmane kundėr Francės, pa pritur tė mbėrrinte flota e bashkuar ruso-turke, qė do t’i dėbonte francezėt nga qytetet dhe ishujt jonianė, pushtoi Butrintin, tė cilin francezėt kishin refuzuar t’ia jepnin nė formė miqėsore, dhe pastaj Prevezėn e Vonicėn. Pargėn nuk e mori dot, sepse ndėrkohė mbėrritėn forcat ruse qė e vunė nėn kontrollin e tyre. Kėshtu u realizua mė sė fundi synimi pėr t’i siguruar pashallėkut njė dalje tė gjerė nė bregdet dhe zotėrimin e njė vargu skelash me rėndėsi tregtare. Pėr ta shpėrblyer pėr pjesėmarrjen e forcave tė Pashallėkut tė Janinės nė luftėn kundėr francezėve, Porta e Lartė, nė vitin 1799, i dha Ali Pashės gradėn e vezirit. Por kjo gradė nuk ishte veēse njė akt ngushėllimi, sepse, me kėmbėnguljen e rusėve, tė cilėt e shihnin Ali Pashėn si njė pengesė tė synimeve tė tyre sunduese nė Gadishullin Ballkanik, qytetet bregdetare duhej t’i hiqeshin atij nga dora.

Konventa ruso-osmane e muajit prill 1800 krijoi Republikėn e Shtatė Ishujve dhe me kėtė sanksionoi vendosjen e rusėve nė ishujt jonianė. Duke i njohur ish-qytetet venedikase si prona tė sulltanit, konventa sanksionoi shkėputjen e tyre nga sundimi i Ali Pashės. Mirėpo ky i fundit edhe pse i largoi garnizonet e veta ushtarake nga kėto qytete, e ktheu nė njė vegėl tė vetėn tė dėrguarin e sulltanit tė caktuar pėr administrimin e tyre. Ndėrhyrja e rusėve nė Pargė dhe nė pėrpilimin e konventės i ashpėrsoi aq shumė marrėdhėniet e vezirit tė Janinės me pėrfaqėsuesit diplomatikė rusė, sa kėta filluan tė ndiqnin politikėn e venedikasve, duke nxitur e pėrkrahur suliotėt si dhe bllokun feudal tė Shqipėrisė sė Jugut kundėr tij.

 Vendosja e rusėve nė ishujt jonianė dhe qėndrimi i tyre armiqėsor ndaj vezirit tė Janinės, qė nisi qysh mė 1798, i dha zemėr Mustafa pashė Delvinės tė kėrkonte ndihmė prej tyre dhe tė ngrihej kundėr Ali Pashės. Por nė tetor 1799, Aliu e detyroi me forcėn ushtarake Mustafa Pashėn tė nėnshtrohej. Pastaj nėn komandėn e Jusuf Arapit, tė cilin e dėrgoi nė Filipopoli, nėnshtroi rebelin Kara Fejzi, komandant i kėrxhallinjve. Por rusėt, pasi e detyruan Portėn e Lartė tė nėnshkruante traktatin e 21 prillit 1800, kėrkuan qė sundimin e sanxhakut tė Delvinės t’ia jepnin agjentit tė tyre, Mustafa Pashės. Kjo ngjarje, si dhe veprimtaria ruse kundėr Ali Pashės, u dha siguri suliotėve qė kishin gjetur tani njė aleat tė fuqishėm.

Megjithėse kishin rėnė nė njė farė marrėveshje me Ali Pashėn dhe nuk e kishin trazuar pėr tė mos provokuar sulme tė tjera, suliotėt e shkelėn ujdinė dhe, tė ndihmuar prej rusėve, arritėn tė grabisnin edhe kopetė e Aliut. Ai nga ana e vet vendosi tani t’i nėnshtronte pėrfundimisht suliotėt, duke i akuzuar si vegla tė rusėve. Kėta filluan tė veprojnė ndaj tij dhe e paditėn nė Stamboll pėr pėrpjekje pėr pavarėsi. Nė muajin qershor 1800, pasi siguroi pėrkrahjen e agallarėve kryesorė ēamė, Aliu filloi ekspeditėn kundėr Sulit, por kėtė herė duke pėrdorur njė taktikė tė re, atė tė njė rrethimi tė fortifikuar qė sa vinte e ngushtohej. Ndonėse rusėt bėnė pėrpjekje pėr tė ndihmuar malėsorėt suliotė me armė e municion, duke organizuar njė besėlidhje me feudalėt kundėrshtarė fqinjė, zgjuarsia e vezirit bėri qė ato tė mos kishin sukses. Pas luftimesh tė dėshpėruara, mė 25 dhjetor 1803, malėsorėt trima tė Sulit nėnshkruan aktin e kapitullimit para Veli Pashės, i cili pranoi kushtin qė ata tė largoheshin jashtė kufijve tė pashallėkut. Por veziri, duke paraparė se suliotėt do tė vazhdonin luftėn nga Parga e ishujt jonianė, nuk e miratoi marrėveshjen dhe urdhėroi qė karvanėt e suliotėve tė ktheheshin e tė vendoseshin nė trojet e pashallėkut, ku ai do t’u krijonte kushte jetese, pune e shėrbimi siē u kishte premtuar disa herė me radhė. Mirėpo suliotėt nuk pranuan tė ktheheshin dhe filluan luftimet kundėr reparteve tė vezirit. Nė kėto luftime ndodhi edhe heroizmi i grave suliote, tė cilat u sakrifikuan bashkė me fėmijėt e tyre duke u hedhur nė rrėpirėn e shkėmbit tė Za-Llongut.

Njė pjesė e mirė e suliotėve duke pasur edhe armėt nė dorė kapėrcyen kufijtė e pashallėkut dhe u strehuan nė Pargė e nė ishujt jonianė. Ata, ashtu siē kishte parashikuar Ali Pasha, vazhduan luftėn e tyre kundėr tij, sidomos inkursionet nė vendbanimet bregdetare duke shkaktuar aty vrasje, djegie e grabitje tė shpeshta gjatė dy dhjetėvjeēarėsh. Kėtė ēėshtje tė rėndė Aliu u pėrpoq ta mėnjanonte, por nuk e zgjidhi, veēse nė fund tė vitit 1820, kur suliotėt morėn anėn e tij kundėr sulltanit. Edhe pas kapitullimit tė suliotėve, konti Mocenigo, pėrfaqėsues rus nė Korfuz, e vazhdoi qėndrimin armiqėsor ndaj Ali Pashės. Ai nėnshkroi me dy krerėt e Ēamėrisė, Hasan Ēaparin dhe Islam Pronjėn, njė marrėveshje pėr ndihmė kundėr vezirit tė Janinės. Ali Pasha, i cili mundi ta shtinte nė dorė kėtė akt, e denoncoi marrėveshjen e tyre pranė Portės sė Lartė, si ndėrhyrje tė rusėve nė punėt e brendshme tė Perandorisė Osmane. Ishte viti 1806 para se tė fillonte lufta ruso-osmane e viteve 1806-1812.

 Nė pragun e kėsaj lufte sulltani mori anėn e Aliut, i la atij dorė tė lirė mbi qytetet bregdetare tė Prevezės, Vonicės e Butrintit dhe urdhėroi agallarėt ēamė t’i nėnshtroheshin autoritetit tė tij. Ndėrsa veziri i Janinės kishte filluar tanimė luftėn pėr tė nėnshtruar pėrfundimisht suliotėt dhe po ndeshej dhėmb pėr dhėmb me veprimtarinė armiqėsore tė rusėve, nė muajin prill tė vitit 1802, Porta e Lartė e ngarkoi tė vendoste qetėsinė nė Rumeli ku vlonte mosbindja e anarkia, gjendje kjo qė u interesonte synimeve ruse nė Ballkan, ashtu siē u interesonte edhe gjendja e krijuar dhe e nxitur prej tyre nė Shqipėrinė Jugore. ~ Marre nga Historia Shqiptare ne bashkepunim me Z.Arber Bilbili dhe faqen www.tepelene.tk

Faqe: 1 - 2 - 3 - 4 - 5

 

© 2003-2004 www.tepelena.com